Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Agron
Mbiemri: Uka
Datëlindja: 29 gusht 1960
Vendbanimi: Gjilan
E-mail:Agron.Uka@rks-psh.org
Përkatësia kombëtare: Shqiptar
Shtetësia: Shtetas i Republikës së Kosovës
Titulli akademik: Mr. sc. (Magjistër i shkencave juridike penale)


EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Fakulteti Juridik, në Universitetin e Prishtinës, 12 shkurt 1987.
- Provimi i Jurispodencës.
- Studimet postdiplomatike master drejtimi Juridiko-Penal, në Universitetin e Prishtinës, 2010.


EKSPERIENCA PUNUESE

- Praktikant në Gjykatën Komunale në Gjilan, 1988, ku pastaj në bazë të marrëveshjes mbi plan – programin jugosllav për aftësimin e kuadrove, transferohet më Gjykatën Komunale të Qarkut në Valevë, për dy vite, deri në vitin 1980.

- Bashkëpunëtor në Gjykatën Komunale në Gjilan, 01.03.2000.

- Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, 01.06.2004 – 01.07.2010.

- Prokuror në Prokurorinë e Qarkut, në Gjilan.

- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë funksion.

- Trajnues i çertifikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, 2005.

Arben (Xhevat) Ismajli, i lindur me 07.06.1976 në Gjilan, tani me vendbanim në fsh. Ramjan, komuna e Vitisë.

Rrethanat familjare:
I martuar, prind i një fëmiu

Shkollimi:
Jurist i diplomuar në fakultetin juridik të UP-së.
Studimet Postdiplomike, programi Master drejtimi- Penal,(me ka mbetur vetem tema për ta mbrojtur).
Provimi i jurispodencës
Trajnimi për gjyqtar dhe Prokuror IGJK-ë.
Sidhe shumë trajnime tjera për tema të ndryshme.

Punësimi:

Anëtar i Kshillit Prokurorial të Kosovës nga dt. 01.01.2016.

Prokuror në Prokurorin Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda prej 01.11.2015.

Prokuror në prokurorin Themelore në Gjilan-departamenti i Përgjithshëm që nga dt. 15.05.2012 i dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Supreme të Kosovës 01.04.2010 deri 14.05.2012.

Bashkëpunëtor profesional në PPK-ë në Gjilan, 01.12.2007 deri 31.03.2010.

Bashkëpunëtor profesional në avokaturë në Viti, prej 03.01.2005 deri 30.11.2007.

Ndërmjetsues  në Care International Kosova nga dt. 01.11.2004 deri 31.12.2004.

Praktikant në avokaturë në Viti, nga dt. 01.11.2003 deri 30.10.2004

Me dt.. 29.01.2016.- Gjilan. 

Email: arben.ismajli@rks-psh.org

Arben Kadriu, ka lindur në Gjilan, më datë 09.02.1974.

Shkollen fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjilan.

Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik më 2001.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005, ka punuar bashkëpunëtor Profesional ne avokaturë.

Nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka punuar avokat.

Në Institutin Gjyqësor të Kosovës ka mbaruar Programin fillestar për arsimim ligjor.

Më datë 20 Gusht 2010 është dekretuar prokuror i Qarkut në Gjilan.

Email:arben.kadriu@rks-psh.org

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Shaban
Mbiemri: Spahiu
Datëlindja: 06 mars 1957
Vendlindja: fshati Muqivërcë, komuna Kamenicë
Vendbanimi: Gjilan
E-mail: Shaban.Spahiu@rks-psh.org
Përkatësia kombëtare: Shqiptar
Shtetësia: Shtetas i Republikës së Kosovës


EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Shkolla fillore, në fshatin Roganë, komuna Kamenicë
- Shkolla e mesme, gjimnazi, në fshatin Hogoshtë, komuna Kamenicë
- Fakulteti Juridik, në Universitetin e Prishtinës



EKSPERIENCA PUNUESE


- Praktikant në Avokaturën Publike Komunale në Kamenicë, 01 mars 1981,

- Bashkëpunëtor profesional i Avokatit Publik, në Kamenicë,

- Gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Kamenicë, 1983 – 1990, kur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Serbisë në mënyrë të kundërligjshme largohet nga puna,

- Kryetar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Kamenicë, 1999 – 2005,

- Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, prill 2005,

- Prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan, 1 korrik 2005,

- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë pozitë.

Dokumente dhe publikime