E lindur me 30/10/1956 ne Peje, ku ka kryer shkollimin fillor dhe te mesëm.
Fakultetin Juridik e ka përfunduar pranë Universitetit te Prishtinës.
Ne vitin 1983 ka filluar praktiken pranë PPK-se ne Peje.
Ne vitet 1985/86 ka dhëne provimin profesional dhe atë te Judikatures.
Nga viti 1986 ka ushtruar detyrën e Bashkëpunëtores Profesionale pranë PPK-se ne Peje. Nga viti 2000 ushtroi detyrën e Prokurores Publike Komunale.
Nga viti 2005 anëtare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa ne vitin 2006 kryetare e kësaj shoqate dega ne Peje.
Aktualisht ushtron detyrën e Kryeprokurores Publike ne Peje.
Email: lirije.morina@rks-psh.org
Sanije Gashi-Seferi u lind më 07.05.1967 në fshatin Poterq i Epërm, Komuna e Klinës. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2001. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2006.
Jeton në Pejë, është e martuar.
Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2011.
Përvoja e saj fillon në SHJ “KODI” në Pejë në Projektin për ndihmë juridike të Odës së Avokatëve të Kosovës nga fillimi I vitit 2001 e deri në gusht 2005.
Përvoja e saj llogaritet rreth 10 vite.
Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Peje. Duke vazhduar si avokate nga viti 2006 deri me 28.12.2012 kur është dekretuar Prokurore në Prokurorine Themelore ne Pejë.
Email: sanije.seferi@rks-psh.org