Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

ATNOR SKORO, i lindur me datë 24.04.1986 në Prizren, ku edhe jeton, i martuar. Shkollën fillore dhe të mesmen “ Gjimnazin – Gjon Buzuku “ e kreu në Prizren. Fakultetin Juridik e përfundoj në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008. Studimet postdiplomike – master në drejtimin juridiko-penal, i përfundoj po ashtu në Fakultetin Juridik. Universiteti i Prishtinës në vitin 2011. Provimin e jurispudencës e kreu në vitin 2013.

Përvoja profesionale: Praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës nga data 29.12.2011 – 05.08.2012 dhe në Gjykatën Themelore në Prizren nga 06.08.2012–05.08.2013.

Punoji në Gjykatën Themelore në Prizren - si Bashkëpunëtor Profesional nga data 18.02.2014 - 30.11.2016. Gjatë kësaj periudhe ka ndjekur trajnimet si:“Shkathtësitë e Përfaqësimit në Gjykim” sipas programit NITA, 20-22 mars 2014 në IGJK Prishtinë, si dhe shumë trajnime të tjera në aspektin penal.

Më datë 01.12.2016 - me nr.të Dekretit: DP-015-2016, nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren. 

Email: atnor.skoro@rks-psh.org

Beqë (Ali) Shala, nga Prizreni, i lindur me 27.01.1966 në fshatin Krajk.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen Gjimnazin në Zym dhe Prizren.

Jurist i Diplomuar, kreu Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992.

Nga data 16.07.2001 – 15.07.2002 kreu praktikën në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren.

Nga data 01.11.2002 – 15.10.2007 punoi në QP në Prizren, si Zyrtar për punë sociale.

Nga data 16.10.2007 – 31.07.2009 punoi si Administrator në PPK Prizren.

Nga data 01.08.2009 – 21.10.2010 punoi si Bashkëpunëtor Profesional në PPK Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokuror është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-052-2010.

Email: beqe-shala@rks-psh.org

Besim Susuri ka lindur në mars të viti 1960, në Prizren.

Ai, shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Prizren.

Z. Susuri ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e  Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1989. Në vitin 2004 e përfundoi provimin e jurisprudencës.

Praktikën e kreu në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren nga viti 1989 deri në vitin 1991, kurse duhet theksur se, praktikën profesionale si ndihmës avokati, e ka kryer tek Avokati Hazër Susuri nga viti 1993 deri në vitin 1998.

Që nga viti 1999-2004 ka shërbyer në pozitën e përkthyesit-interpretit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.

Nga viti  2010 deri në vitin 2011, ka përfunduar Trajnimin intensiv për gjyqtar dhe Prokuror në Institutit Gjyqësor të Kosovës, kurse gjatë periudhës kohore 2004-2012, ka qenë bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.

Para se të emërohej si prokuror Z. Susuri, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit që nga viti 2013 e deri në tetor të vitit 2015 në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin për kundërvajtje, kurse gjatë periudhës 2012-2013, ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Dragash.

Aktualisht, është prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren. Në këtë pozitë është emëruar  në muajin tetor  të vitit 2015, fillimisht në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kurse përfundimisht  në nëntor të po këtij viti, me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, transferohet në Prokurorinë Themelore në Prizren, ku akoma vazhdon ta ushtroj këtë funksion. 

Email: besim.susari@rks-psh.org

Nga Prizreni, e lindur më datën 05.08.1967 në fshatin Kaliqan, Komuna e Burimit ish (Istogut).

Juriste e Diplomuar, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1995.

Me datë 27.04.2015 kreu studimet pas diplomatike Master i Shkencave Juridiko – Penale dhe merr gradën LLM në Juridiko – Penal.

Nga viti 2001-2002, kreu stazhin e praktikantes në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

Në vitin 2002-2003, vazhdon praktikën në Gjykatën Komunale në Prizren.

Nga data 01.05.2004 – 22.10.2010 ka punuar si Referente e lëndëve penale – Gjykata Komunale në Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokurore është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010 DP-048-2010.

Email: elfete.purova@rks-psh.org

Datëlindja: 25.01.1984                                 
Vendlindja: Viti   

Kombësia: Shqiptarë   
Gjendja civile: i/e pamartuar   

Adresa : Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë
Numri i telefonit (mobil): 044/740-816:
e-mail : fatos_ajvazi@hotmail.com   
   
ARSIMIMI
Shkolla e mesme: Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” Pozheran
Viti i regjistrimit/përfundimit: Viti- Kosovë 1998/2002                                
Titulli i fituar: Diplomë   


Universiteti: Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik
Viti i regjistrimit/përfundimit: Prishtinë, Kosovë / 01.10.2002- 30.09.2006
Titulli i fituar: Baçelor i Drejtësisë

Universiteti: Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik-Master
Viti i regjistrimit/përfundimit: Prishtinë, Kosovë / 06.02.2007- 20.01.2011
Titulli i fituar: Master i Shkencave Juridike-CIVILE   


PËRVOJA PROFESIONALE
Institucioni: Gjykata Komunale Prishtinë                
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.07.2011-31.06.2012               
Titulli i vendit të punës: Praktikant
Detyrat, përgjegjësitë: Kryerjen e punëve në administratë, pjesmarrjen, nëpër seanca gjyqësore civile dhe penale, udhëheqjen e seancave gjyqësore në prezenc të gjyqtarit, perpilimin e vendimeve të ndryshme gjyqësore, si dhe punë të tjera gjyqësore nën mbikqyrjen e gjyqtarit etj.

Institucioni/ Organizata: Ministria e Drejtësisë Prishtinë
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.02.2011-01.05.2011               
Titulli i vendit të punës: Praktikant
Detyrat, përgjegjësitë: Monitorimi i pjestarëve të pakicave etnike në sistemin Gjyqësorë dhe Prokurorial të Kosovës, pjesmarrjen në qështje gjyqësore si dhe analizimi i ligjeve të ndryshme.

Institucioni/ Organizata: N.SH. “AAS”
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.08.2012 – 30.09.2012               
Titulli i vendit të punës: Jurist
Detyrat, përgjegjësitë: Kryerja e puneve juridike

Institucioni/ Organizata: “INSIG” Sh.A                                          
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.11.2012 - 30.11.2013               
Titulli i vendit të punës: Jurist
Detyrat, përgjegjësitë: Përfaqësimi i kompanisë në të gjitha procedurat  gjyqësore, përpilimi i padive, ankesave, shkresave të ndryshme, lidhja e marrveshjeve me palët e dëmtuara për kompenzim dëmi, vërtetimin e bazave juridike për kompenzim, përpilimi i kontratave të ndryshme, dhënja e mendimeve juridike për çështje të caktuar, si dhe punë tjera juridike të nevojshme për kompaninë.

TRAJNIME PROFESIONALE
Institucioni/Organizata: IGJK- Instituci Gjyqësor  i Kosovës
Duke filluar nga muaji/ viti: 03.12.2013 – 25.05.2015               
Titulli i trajnimit: Trajnimi Fillestar për Gjyqtarë dhe Prokurorë

TRAJNIME TË TJERA
Institucioni/Organizata: BSC KOSOVO
Duke filluar nga muaji/ viti: 15.04.2008-14.06.2008               
Titulli i trajnimit: “ Business Skills Training”

Institucioni/Organizata: BSC KOSOVO

Duke filluar nga muaji/ viti: 20.05.2008-02.06.2008               
Titulli i trajnimit: “COACHING”

Institucioni/Organizata: Justic Academi of Turkey
Duke filluar nga muaji/ viti: 14 deri 16. 2014               
Titulli i trajnimit: “Terrorism and Organized Crimes”           


KUALIFIKIME/ SHKATHTESIT/ AKTIVITETE TË TJERA

Njohuritë gjuhësore
Angleze (/bazë/)

Njohuritë IT-së
Word, Excel  (/shkëlqyeshëm/)    
Windows  (/shkëlqyeshëm/)
Internet    (/shkëlqyeshëm/)

Hobit/ aktivitetet/ interesat
Leximi, aktivitetet humane, pergaditja profesionale.

Email: fatos.ajvazi@rks-psh.org
 

Nga Prizreni e lindur më 24.12.1960 në Suharekë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme në Gjimnazin “Jeta e Re”.

Juriste e diplomuar e Universitetit të Prishtinës ku ka diplomuar në vitin 1987.

Me 10 mars 2009 kreu Studimet Posdiplomike Master i Shkencave Juridike – Penale.

Në vitin 1986 është punësuar në Kuvendin Komunal në Suharekë, në pozitën Referente e Ndihmës Juridike.

Në vitin 2000 është emëruar Gjyqtare e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokurore është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-046-2010.

Email: Mehreme.hoxha@rks-psh.org

Merita Kurtishi-Gaka, e lindur në Dragash. Tani me vendbanim në Prishtinë, e martuar, ka tre fëmijë.

 

Edukimi:

Arsimin fillor e kreu në Dragash, kurse të mesmen në Prizren.

Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë në Unveristetin Hasan Prishtina, në vitin 2008.

Provimin e Jurisprudencës e kreu me 2017.

 

 

Përvoja profesionale:

Nga data 01 Qershori 2009 deri me 30 Gusht 2010, ka kryer praktikën në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

Nga 02 Shtator 2013, deri më 21 Janar 2018 ka punuar si Zyrtare Ligjore në Sekretariatin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Dhe gjatë kësaj periudhe kohore, respektivisht nga 01 Mars 2016 deri më 31 Gusht 2016 ka punuar si U.D e Administratorit në Zyren e Kryeprokuroit te Shtetit dhe Sekretare e Komisionit Disiplinor te KPK-se.

 

Me 22 Janar 2018 me dekretin e Presidentit te Republikës së Kosovës me numër DP-010-2018 është dekretuar Prokurore e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamantin e Përgjithshëm.

Musli Gashi i lindur me 02.10.1966 ne Leshan KK Suhareke, ku edhe tani jeton, i martuar baba i tre fëmijëve.

Arsimin fillor te përfunduar ne vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm ne QAMO “Jeta e Re” ne Suhareke, drejtimi i juridik i përgjithshëm, te përfunduar ne vitin 1985.

Fakultetin Juridike ne Prishtine Universiteti i Prishtinës, me 17.02.1992.

Prej 26.01.1993 e deri me dt. 21.07.200, kam qëndruar ne Gjermani, ndërsa nga viti 2001 e deri me 2002 kam punuar si avokat praktikant, nëpërmes odes se avokateve te Kosovës, ne zyrën e avokatit mr. Durak Jasharaj ne Prizren.

Me 20.10.2003 jam punësuar pran Gjykatës Komunale ne Prizren, si regjistrator(referent ) i Lendeve civile, kurse prej dt. 01.10.2010 e deri me 03.09.2014 si bashkëpunëtor profesional pran Gjykatës Themelore ne Prizren.

Provimin e jurisprudencës me dt. 07.07.2007, ne Prishtine. Komunikoje gjuhen serbe, gjermane dhe pjesërisht turke.

Programin fillestar te arsimimit ligjor për gjyqtar dhe prokuror (gjyqtar) kam përfunduar ne Institutin Gjyqësor te Kosovës ne vitin 2010-2011.

Me 03.09.2014, me dekretin e presidentes se Kosovës, emërohem prokuror ne Prokurorin Themelore ne Gjakove –Departamenti i përgjithshëm, ndërsa me vendim te KPK-se, me datë 03.08.2015, transferohem prokuror ne Prokurorin Themelore ne Prizren, Departamenti i përgjithshëm. 

Email: musli.gashi@rks-psh.org

Petrit KRYEZIU,  u lind më 06.02.1988, në Prizren. Është i martuar, baba i dy fëmijëve.

 

Arsimimi:     

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, drejtimi shoqëror, përfunduar në vitin 2005/2006.

I diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2009.

I diplomuar në studimet pasdiplomike/ master në shkencat Penal, pranë Fakultetit Juridik në UP, viti 2012.

Provimi i Jurisprudencës, janar 2017.

Akademia e Drejtësisë, prill 2019.

 

Përvoja profesionale:

  • Bashkëpunëtor i përhershëm i Revistes “Juristi”, pranë fakultetit Juridik, shtator 2010 - mars 2011;
  • Bashkëautor në Raportin e Monitorimit të Shëndetësisë, publikuar në prill 2010 -Prishtinë;
  • Autor/moderator i emisionit hulumtues “Drejtësia në Kosovë” nga viti 2011 deri në vitin 2014;

 

  • Gazetar hulumtues në portalin KALLXO.com, nga viti 2014 - 2017;
  • Autor i Raporteve të Monitorimit të Gjykatave, të publikuara nga BIRN dhe Internews Kosova, për vitet 2015, 2016 dhe 2017;
  • Autor i Raportit të Arsimit; “Procedurat e Rekrutimit dhe Emërimit të Stafit Mësimdhënës në Republikën e Kosovës”;
  • Shef i Zyrës Ligjore dhe koordinator i projektit të monitorimit të gjykatave në BIRN dhe Internews Kosova, 2015 – 2017.

 

Kualifikimet tjera:

  • Programi i Mësimit Klinik - drejtimi Penal, realizuar nga USAID dhe ABA RULE, semestri i I-rë, viti akademik 2008/2009;
  • Programi i Mësimit Klinik - drejtimi Civil, realizuar nga USAID dhe ABA RULE, semestri i II-të, viti akademik 2008/2009;
  •  Anëtar i grupit punues në KGjK për përgatitjen e Planit Strategjik 2013 - 2018. Me Vendim të kryesuesit të KGjK-së, datë 28.05.2013;
  • Anëtar, FORUMI TRANSPARENCA, 2014 - 2015.  Forum i cili është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve - aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve aktiv në fushën e qeverisjes demokratike;
  • Fitues i Çmimit Vjetor në Gazetari Hulumtuese për vitin 2015, i shpërblyer nga AGK (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës) për storien më të mirë të vitit, me hulumtimin “Prizreni i Sunduar Nga Të Fuqishmit e Hotelerisë”, Prishtinë 2016;
  • Anëtar i Bordit të KMShK-së (Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës) nëntor 2015 - dhjetor 2017;
  • Anëtar i grupit punues për ndryshim - plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 2017.

 

Më datë 22 janar 2018, nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me numër të Dekretit; DP - 008 – 2018.  

Ramadan Koro, i lindur më datë 16/05/1987, në Prizren.

Përgatitja shkollore: 

•    Shkolla e Mesme Ekonomiko-Juridike “Ymer Prizreni”, Prizren,17/06/2008; 
•    Fakulteti Juridik - Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, 06/07/2012;
•    Studimet Postdiplomike, Drejtimi Ndërkombëtar, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë,11/07/2017;
•    Provimi i Jurisprudencës, me datë 27/12/2015, në Prishtinë.        


Përvoja e punës:

Data: 22.01.2018
Pozita: Prokuror i Shtetit 
Institucioni: Prokuroria Themelore Prizren

 

Data: 17/11/2015 – 21/01/2018
Pozita: Zyrtar Ligjor 
Institucioni: Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Data: 08/10/2014 – 16/11/2015
Pozita: Zyrtar Ligjor 
Institucioni: Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Data: 16/09/2013 – 15/09/2014
Pozita: Praktikant Gjyqësor 
Institucioni: Gjykata Themelore Prizren

Shpend Binaj i lindur me 01.05.1970 në  fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, tani me vendbanim në Prizren, i martuar baba i tre fëmijëve.

Arsimin fillor të përfunduar në  Prizren, ndërsa arsimin e mesëm ne Gjimnazin “Gjonë Buzuku” në Prizren, drejtimi i juridik i përgjithshëm, të përfunduar ne vitin 1989.

Fakultetin Juridik në Prishtinë, në Universitetin i Prishtinës, të përfunduar në vitin 2003.

Me dt.01.05.2004 e deri me dt. 30.04.2005,  kam kryer  praktikën prej 1 (një) viti në Prokurorinë Komunale në Prizren.

Me 07.05.2010 deri me dt.05.05.2011 jam punësuar në Qendrën Regjionale të Punësimit në Prizren- në pozitën e Këshilltarit për Punësim.

Me  dt. 06.05.2011 e deri me 30.11.2016,  si Bashkëpunëtor Profesional pranë Prokurorisë Themelore ne Prizren.

Provimin e jurisprudencës të dhënë me dt. 14.01.2007, në Prishtinë.

Me 01.12.2016, me Dekretin e Presidentit të Kosovës, emërohem Prokuror  i Shtetit në Prokurorin Themelore në Prizren –Departamenti i Përgjithshëm.

Email: shpend.binaj@rks-psh.org

Zejnulla Gashi, i lindur më 06.08.1974, në Atmagjë të Prizrenit.
I martuar, baba i tre fëmijëve.

Arsimimi:
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Nashec të Prizrenit.

Shkollën e mesme në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 2003.

Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2007.

Studimet në Master drejtimi Juridiko Financiar, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me program dhe është ne pritje të mbrojtjes së temës së diplomës.
 
Përvoja e punës:
•    Punoi në Policinë e Kosovës, nga viti 2000 si hetues në stacionin policor në Prizren deri ne vitin 2003,pastaj si hetues dhe shef i Krimeve ekonomike, Hetimeve Financiare dhe njësisë Antikorrupcion deri në vitin 2010.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Kundërvajtës nga viti 2010 deri në 2013.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal nga 2013 deri në funde te vitit 2015.
•    Nga muaji Nëntor 2015, ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
•    Nga Janari i vitit 2016, zgjedhet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Trajnimet e ndjekura:
- Në vitin 2000 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Basic Law Enforcement Traning Course"e organizuar nga OSCE.
- Në vitin 2004 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Advenced Criminal Investigation Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” First Line Supervision Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Comprehensive Course on Financial Investigations"e organizuar nga UNMIK Financial Investigation Unit, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” The Training Course on Financial Investigations and Confiscation of Proceeds from Crime"e organizuar nga CARDS POLICE,e financuar nga BE.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Financiar Accouunting and Tax Regulation Traning Course" e organizuar nga  SCAAK.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Police Cooperation in Fight against Trafficking of Human Beings, Smuggling and Illegal Migration"e organizuar nga Austrian Devlopment Agency.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i korrupsionit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”HETIMI I MASHTRIMIT DHE SHKELJEVE TE DEBITORIT" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i falsifikimit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Trajnim themelor mbi hetimet e krimit financiar" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2011 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For Successful completion of the National Institute for Trial Advocacy Training" e organizuar nga  IGJK dhe NITA, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2012 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For attending the training on European Convention on Human Rights and Fundamental Freedoms" e organizuar nga  IGJK dhe TWINNING, mbajtur ne Prishtinë.
- Në vitin 2013 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”Ligji per konfiskimin,ngritja e aseteve dhe pastrimi i parave" e organizuar nga Ambasada Britaneze ne Prishtinë,Republika e Kosovë dhe IGJK, mbajtur në Prishtinë.

Email: zejnullah.gashi@rks-psh.org

Dokumente dhe publikime