Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

ERVEHE GASHI - PROKURORE
PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT

PRIZREN                                                               

E lindur me 22 Tetor 1962 në Shkup. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Prizren. E diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës.

Me provimin e jurisprudencës u certifikua në mars të vitit 2003

HISTORIKU I PUNËSIMIT

-    Prej 03 Mars  1986 e deri 31 Janar 1997 ka punuar në cilësi të juristit pranë I.T. “Printeks” në Prizren.
-    Deri në dhjetor të vitit 1998 ka punuar në detyrat e punës  zyrtare për kredi dhe burime njerëzore në “Bankën e Vojvodinës” filiali Prishtinë – ekspozitura Prizren.
-    Prej 15 shtator 1999 e deri me 10 qershor 2004 ka punuar këshilltare juridike e OJQ “Këshilli Norvegjez për Refugjatë- Projekti për të drejtat civile Kosovë” – zyra në Prizren.
-    Me 11.10. 2004 u emërua Prokurore e Prokurorisë Publike Komunale në Prizren, ndërsa,
-    Në maj të vitit 2007 është avancuar në  prokurore e Qarkut në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.
-    Me 30 Qershor 2010 me dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës, u riemërua Prokurore në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.

Email: ervehe.gashi@rks-psh.org

PROKURORI I QARKUT NË PRIZREN GENC NIXHA

I lindur më 21 dhjetor 1960 në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në janar të vitit 1985. Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1989.

Në muajin Qershor të vitit 1985 filloi punën si praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prizren ku pas përfundimit të praktikës ka punuar edhe si përkthyes e më pas edhe si bashkëpunëtor profesional deri në vitin 1989.

Me 30 dhjetor të vitit 1989 është zgjedhur gjyqtar për Kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren ku ka punuar deri me 30 dhjetor 1993, kur  është shkarkuar nga kjo detyrë si pasojë e masave të dhunshme.

Me 1 janar të vitit 2000 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren ku ka punuar deri më datën 30 qershor të vitit 2010.

Më 1 korrik të vitit 2010 është emëruar prokuror i Qarkut në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren. 

Email: genc.nixha@rks-psh.org

TE DHENA  PERSONALE
Emri  / Mbiemri        Mehdi Sefa  -  Prokuror

Datëlindja        14.12.1961

Vendlindja        Prizren

Vendi i Punës        Prokuroria Publike e Qarkut  Prizren

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMI

1976, Shkollën fillore në Prizren   

1980, Shkolla e Mesme  Gjimnazi në Pirzren       
1986, Juristi i diplomuar  ne Fakultetin  e Juridik  në Universitetit të Prishtinës       
               
KARRIERA PROFESIONALE        1987 – 1988, Në maj  1987  ka  filluar punën si Praktikant Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren       
1988 – 1989, Referent  juridik në NNM “Unimont” në Prizren 
1989- 1999, Sekretar Juridik  në NNM  “Unimont”  - Prizren   

1999– 2004,  Udhëheqës I  Shërbimeve të përbashkëta  pran SHA   “Unimont”  - Prizren           
2004 – 29.06.2010,  Prokuror Publik Komunal në Prizren           
Prej  29 Qershor  2010  me vendim të Presidentit të Republikës së Kosovës është dekretuar Prokuror në Prokurorin Publike të Qarkut në Prizren.

Email: mehdi.sefa@rks-psh.org

Emri  / Mbiemri: Metush Biraj
Datëlindja: 05.04.1958
Vendlindja: Prizren
Vendi I Punës: Prokuroria Themelore në Prizren
Gjendja Shoqërore: I martuar, baba i tre fëmijëve

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMI:
Shkollën fillore në fshatin  Planejë Komuna e Prizrenit në vitin 1972
Shkolla e Mesme në Gjimnaz, në Prizren  në vitin 1976        
Nga vitin 1982, Juristi i diplomuar  në Fakultetin  Juridik në Universitetin e Prishtinës       
Në janar 1983 ka filluar punën si Praktikant Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren        

KARRIERA PROFESIONALE:             
Në mars të vitit 1985 është zgjedhur Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren,
Në shtator  të vitit 1989 është zgjedhur Sekretar KK  në  Prizren  deri në nëntor të vitit 1990,    
Në qershor të vitit 1999 është rikthyer në punët e Sekretarit të KK të Prizrenit të cilën detyrë e ka ushtruar deri në Janar të vitit  2000,          
Në janar të vitit 2000 nga Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, është emëruar  Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren,            
Prej 10 qershorit të vitit 2004 me vendim të Përfaqësuesit  të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,  është emëruar Prokuror në Prokurorin Komunale në Prizren të cilën detyrë e ka ushtruar deri me dt: 29.06.2010            
Me dt. 29.06.2010  me Vendim të Presidentit të Republikës së Kosovës, është dekretuar në funksionin e Prokurorit në Prokurorin e Qarkut në Prizren.
5 gushti 2014 – 22 prill 2015 - ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren

Email: metush.biraj@rks-psh.org

Arijana Shajkovci, nga Prizreni e lindur më datën 27.08.1978 në Prizren.

Shkollën fillore dhe të mesmen Gjimnazin e kreu në Prizren.

Juriste e Diplomuar, kreu Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003.

Në vitin 2003 kreu praktikën në Gjykatën Komunale në Prizren.

Nga viti 2004 – 2008 punoi si Nëpunëse Përmbarimore pranë Gjykatën Komunale në Prizren.

Në vitin 2008 u emërua Prokurore në PPK Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokuror është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-050-2010.

Email: arijana.shajkovci@rks-psh.org

Dokumente dhe publikime