Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

  • Departamenti i Përgjithshëm
  • Departamenti për të Mitur dhe
  • për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbulon territorin e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë udhëhiqet nga Kryeprokurori, ka gjithsej 44 prokurorë së bashku me Kryeprokurorin.

Në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vepron Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm.