Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Gjejrone Alaj u lind më 13.07.1960 në Isniq. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1984. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2002.

Jeton në Drenoc, Komuna e Deçanit, është e martuar dhe ka katër fëmijë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Përvoja e saj fillon në vitin 1985 si Referente për marredhenje Pune në OBPB Bistrica Deçan, deri më 1991, shtator 1999-prill 2000 punoi si Referente për Akte Normative dhe Dosje në KK Deçan. Nga prilli 2000 vazhdon të punoj si Administratore në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje Deçan.

Ka përvojë gjithsej 19 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Gjakove.

Email: gjejrone.alaj@rks-psh.org

Raze Loshaj, e lindur më 12.12.1957 në fshatin Buqan, Komuna e Pejës.

Përgatitja shkollore:
Shkollën fillore në Baran, Gjimnazin në Deçan, Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Përvoja e punës:
Një vit Praktikante në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë;
Katër vite bashkëpuntore profesionale në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë;
Tri vite e katër muaj prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë;
Tri vite prokurore speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Dy vite bashkëpuntore profesionale në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës;
Nga 15 deri më 30 Maj 2012 prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë e pastaj është transferuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ku aktualisht është prokurore.

Kurse e trajnime
Në vitin 2001: N.P. “Abc Computer”, Windows 98, Word dhe Excel;
Në vitin 2002: “ZAS-trade” Foreign Language Centre-
Prishtinë, English language, Elementary Level;
Në vitin 2003: “ZAS-trade” Foreign Language Centre-Prishtinë, English language, Preintermadiate Level.

Trajnime tjera profesionale:
Dëshmitë në Gjykatë në rastin e Trafikimit me Njerëz – organizuar nga Departmenti i Drejtësisë i SHBA – mbajtur në Prishtinë, 2 - 6 Nëntor 2009;
Task-forca mbi Trafikim me Njerëz, Trafikim droge dhe Korrupsionit Publik – organizuar nga Departmenti i Drejtësisë i SHBA – mbajtur në Prishtinë, 24 -28 Gusht 2009;
WMD Executive Seminar-Kosovo – organizuar nga Departmenti i Mbrojtjes i SHBA – mbajtur në Budva, Mali i Zi, 13 - 16 Prill 2009;
Trial Advocacy Training – organizuar nga Departmenti i Drejtësisë i SHBA – mbajtur në Prishtinë, 24 - 26 Mars 2009;
Rritja e Kapaciteteve Operacionale në Hetimin dhe Pengimin e Aktiviteteve të Trafikimit me Njerëz në Balkanin Përendimor – organizuar nga UNODC PROJECT – mbajtur në Zagreb, Kroaci, 17-18 Nëntor 2008;
Hartimi i Dokumentit për Procedurat Standarde të Veprimit për Viktimat e Trafikimit në Kosovë – organizuar nga OSCE – mbajtur në Prishtinë, 15-16 Tetor 2008;
Draftimi i Planit Aksional tre vjeçar i luftimit të Trafikimit me Qenje Njerëzore – organizuar nga Nisma për Mbrojtje dhe Siguri të Grave (NMSG), UNDP – mbajtur në Durrës, Shqipëri, 12-15 Korrik 2008;
Vendimmarrja në ndër-agjenci në Sigurinë Kombëtare – organizuar nga Qendra për Marrëdhënje Civile-Ushtarake Shkolla post-diplomike e Marinës, Monterey, Kaliforni – mbajtur në Prishtinë, 16-20 Qershor 2008;
Konfiskimi i pasurisë në rastet e Trafikimit me Qenje Njerëzore dhe raste të tjera – organizuar nga ABA Rule of Law Initiative – mbajtur në Prishtinë, 05-06 Qershor 2008;
Punëtoria trajnuese kundër terrorizmit – organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës në Prishtinë – mbajtur në Prishtinë, 03-04 Qershor 2008;
Ndjekja penale e rasteve të Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe vepra penale të ngjajshme – organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës – mbajtur në Prishtinë, 27 Shkurt 2008;
Zyra e Prokurorëve Special të Kosovës - Vizitë studimi në SHBA - SHBA Departamenti i Drejtësisë - Detroit dhe Cleveland, SHBA, 08-18 Tetor 2007;
Pastrim Parash / Kundër Terrorizmit Financiar – organizuar nga Qendra e Inteligjencës Financiare – mbajtur në Vushtrri, 03-07 Shtator 2007;
Seminar mbi Teknikat e Hetimeve Financiare – organizuar nga Departamenti i thesarit - Zyra e SHBA në Prishtinë – mbajtur në Prishtinë, Qershor 2007;

Email: raze.loshaj@rks-psh.org

Ka lindur më 11.12.1958 , në fshatin Tupallë, KK Medvegjë.

Jeton në Prishtinë.

Ka të kryer Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Në maj të vitit 2004 ka kryer provimin e Jurisprudencës.

Në vitin 2001 ka kryer stazhin e praktikantit në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.

Nga prilli i  vitit 2002 e deri në fund të tetorit 2010, ka punuar në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës, në pozitën e Administratorit.

Nga 22.10.2010 emërohet prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, punë të cilën e vazhdon edhe tani.

Email: ruhan.salihu@rks.psh.org

Sebahate Hoxha u lind me 27.12.1981 në fshatin Plluzhinë, Komuna Skenderaj. Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Edukimi:

Në vitin 2000 ka perfunduar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Në qershor2004 ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës .

Me datë20.05.2006 e ka kaluar provimin e jurisprudences.

Aktualisht vijon studimet master nëUniversitetin e Prishtinës/ Fakulteti Juridik/Drejtimi Civil.

Në vitin 2011 ka përfunduar më sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor/ Profili Prokuror.

Pervoja e punës:

01.12.2004-30.11.2005- Praktikante në Oda e Avokateve te Kosovës.

01.12.2005-31.07.2006- Bashkëpunëtore ProfesionaleZyra e Avokatit – Ahmet Gjinovci

01.08.2006–15.05.2012 - Zyrtare Ligjorenë Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Trajnimet:

Janar 2005 – Dhjetor 2005, Trajnim për praktikant me tema te ndryshme nga lemia penale, civile, administrative. Organizuar nga ABACELLI/Oda  e Avokateve te Kosovës/USAID.

Janar 2005 – Dhjetor 2005, Trajnim për praktikant me tema te ndryshme nga lemia penale, civile, administrative. Organizuar nga OSCE/Departamenti për te Drejtat e Njeriut dhe Sundimit te Ligjit.

02 – 05.04.2007, Trajnim me temen “Sistemi për Luftimin e Krimit te Pastrimit te Parave dhe Financimit te terrorizmit”. Organizuar nga USAID/Qendra e Inteligjencës Financiare, Shkolla Policore ne Vushtrri

24.10.2007 – 04.11.2007, Trajnim me temen “Bashkëpunimi Evropian ne qeshtjet penale/Probleme dhe perspektiva” , Organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për studime te Larta ne Shkencat Penale, Siracusa, Itali.

07.07.2007 – 12.07.2007,  Teknikat e Hetimit te Krimit/Vizitë Zyrtare, Organizuar nga Agjensioni Evropian për Rindërtim/Qeveria e Kosovës, Antimafia/Rome, Itali

Korrik 2011, Trajnim NITA, Program trajnues për zhvillimin e shkathtësive profesionale për kandidatet për gjyqtare dhe prokuror, Organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Me 15.05.2012 nga Presidentja e vendit znj. Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: sebahate.hoxha@rks-psh.org