Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

I lindur me 05.05.1956 në fshatin Zasellë - Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Mitrovicë. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës ku edhe ka diplomuar ne fakultetin Juridik.

Në vitin 1986 ka punuar si praktikant në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë.

Që nga viti 1987 e gjer në vitin 1992 ka punuar si gjykatës në Gjykatën Komunale në Mitrovicë kur edhe është larguar sikurse të gjithë gjyqtarët tjerë shqiptarë nga pushteti Serb.

Prej vitit 1992 e gjer në fund të vitit 1999 ka punuar si avokat në Mitrovicë, kurse nga viti 2000 e gjer në fund të vitit 2003 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, kurse nga viti 2004 e gjer në maj të vitit 2010 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë.

Prej majit të vitit 2010 është emëruar kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë, të cilën detyrë e ushtron edhe sot.

Dokumente dhe publikime