Mandati
Ofrimi i Shërbimeve për viktimat e krimit gjatë procedurave ligjore dhe përfaqësimi i interesave të tyre në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë.
Veprimtaria e ZMNV-ve
- Zyra për Mbrojtje dhe Ndihme Viktimave është e pavarur brenda Zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit. ZMNV është përgjegjëse për të siguruar që politikat e ZMNV-së të jenë në pajtim me politikat e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial.
- ZMNV vepron si Zyre Qendrore në Prishtinë dhe ka 7 zyre të vendosura në prokuroritë themelore si zyre regjionale.
- Mbrojtësit e Viktimave punojnë në raste të veçanta 24 orë në ditë, e 7 ditë në javë duke e mbuluar tërë Kosovën.
- Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave ndihmon dhe përfaqëson viktimat e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet, vrasjet, si dhe viktima të tjera të krimit, përfaqëson, viktimat në polici, prokurori dhe gjykata.
Mandati Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave
- ZMNV ka mandat që të institucionalizojë të drejtat e viktimave të krimit dhe t’iu ofrojë atyre përfaqësim, këshillim dhe përkrahje për të pasur qasje në sistemin e drejtësisë.
- Mbrojtësit e Viktimave janë persona të autorizuar zyrtar të cilët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë viktimave të krimit për të pasur qasje në organet e drejtësisë, është përfaqësuesi i autorizuar i cili ka kompetencë për ta njoftuar palën e dëmtuar për të drejtat e tij/saj, dhe përfaqësimin e interesave të viktimës në procedurën në prokurori dhe gjykatë; dhe kur është e nevojshme, e referon viktimën tek ofruesit tjerë të shërbimeve, vepron në emër të viktimës kur është e nevojshme dhe e duhur për ta ndaluar shkeljen e të drejtave të viktimës dhe për të kërkuar veprim për garantimin e mbrojtjes së tyre.