Zmnv - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Historiku

Historiku

Themelimi i mekanizmit mbrojtjes dhe përkrahjes rrjedh nga autoriteti i mandatit të drejtave të njeriut e cituar në rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999 /1 të datës 25 korrik 1999 e modifikuar nga autoriteti i përkohshëm i Kosovës dhe rregullorja e UNMIK nr. 2000/15 rreth Themelimit të Departamentit Administrativ të Drejtësisë, dhe ka mbikëqyr Zyrën e koordinatorit për Ndihmë Viktimave të themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/4 mbi Ndalimin e Trafikimit me Njerëz në Kosovë, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2003/12 mbi Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje.

Zyra funksionoi në kuadër Departamentit të Drejtësisë në kohën e UNMIK-ut prej viti 2002, pastaj me themelimin e institucioneve të Kosovës, zyra kaloi në Ministrinë e Drejtësisë në Departamentin për Qasje në Drejtësi deri në Nëntor të vitit 2011 kur Prokurori i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë lidhin një memorandum bashkëpunimi për transferimin e ZMNV-ve nga Ministria e Drejtësisë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.