Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arian Gashi, u lind më 31.05.1980 në Suharekë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003 ndërsa provimin e Judikaturës e përfundoi në vitin 2007.

Pas diplomimit filloi punën si Mësimdhënës i lëndëve juridike me nxënës të ciklit të mesëm në Suharekë. Përfundoi praktikën si avokat praktikant në vitin 2004 ku menjëherë filloi punën si  Zyrtar i Shërbimit Sprovues të Kosovës duke u avancuar më pastaj pas tri vite në pozitën e  Shefit të Divizionit për Ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative në SHSK, Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2008-2010 ka punuar si Auditor Gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Nga muaji mars-korrik 2010 ka punuar Zyrtar për Vlerësim Profesional në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial - IJPC. Nga korriku 2010 gjer në dhjetor 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të Eulex-it.

Gjatë viteve 2014-2015 ka kryer me sukses studimet post diplomike në Universitetin Wake Forest University në Carolinen  e Veriut - SHBA ku ka marr titullin “Master of Law in American Law”.

Ka ndjekur trajnime të ndryshme ku është Qertifikuar në: Procedurë penale, civile, Administratë publike, Shkrim ligjor, Ndërmjetësim, Arsyetim ligjor, Mbrojtja ndërkombëtar e të drejtave të fëmijëve, Ndihma Juridike Ndërkombëtare, Programi – NITA, Hetimi me Narkotik, Ekstremizmi i dhunshëm – Radikalizmi organizuar nga ICITAP etj.

Përveç gjuhës amëtare flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht.

Ka marr pjesë në vizita studimore të ndryshme në Suedi, Rumani, Poloni, Gjermani etj

Përvoja e tij llogaritet rreth 13 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjakove, ndërsa me 28 dhjetor 2015 merr mandatin e përhershëm të Prokurorit të Shtetit.

Email: arianit.gashi@rks-psh.org

Armend Hamiti, u lind më 18.02.1976 në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2010.

Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2004 filloi punën si Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturën e Naser Pecit në Prishtinë, gjatë vitit 2005 punoi si Këshilltar Ligjor në Qendrën për Drame dhe Aktivitete Kreative “Qeshu-Smile”, ndërsa nga viti 2005-2008 punoi si Zyrtar Ligjor, përkatësisht Zyrtar i Lartë Ligjor në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 2008-2010-Zyrtar Ligjor në Teb Bankë në Prishtinë, pastaj nga janari 2010-maj 2011 si Këshilltar Ligjor në ICITAP(Programi për Ndihmë në Trajnime në Hetimet Kriminale Ndërkombëtare) Nga gushti 2012 e tutje punon si Zyrtar Ligjor në GIZ.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Prishtine. 

Email:armend.hamiti@rks-psh.org

Bukurije Gjonbalaj, u lind më 23.04.1965 në Fushticë të Epërme. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1992. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2003.

Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Përvoja e saj filloi nga viti 2001 si praktikante në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nga viti 2004-2011 punoi si Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorin e Qarkut në Prishtinë. Nga shtatori 2011 është duke punuar si Analiste e Lartë për Vlerësimin e Përformances në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ka përvojë pune mbi nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: bukurije.gjonbalaj@rks-psh.org

Fitore Sadikaj, u lind më 17.07.1978 në Istog. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2002. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2007.

Jeton në Prishtinë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2003-2004 filloi punën si Praktikante e më vonë Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, të cilën pozitë është duke e ushtruar ende.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: fitore.sadikaj@rks-psh.org

Hivzi Bajraktari, i lindur më 07.03.1958, në fshatin Rudicë, komuna Klinë.

Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" në Kline.

Me 10.06.1991 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë me 14.06.2003.
Praktikën e ka kryer në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Klinë nga dt. 04.12.2000 e deri më dt. 28.02.2003.

Nga dt. 1.06.2003 e deri më dt. 30.06.2004 ka punuar si referent në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Klinë.
Nga dt. 01.07.2004 e deri më dt. 22.10.2010 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Me dt. 22.10.2010 është dekretuar Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Email:hivzi.bajraktari@rks-psh.org

Ikramije Bojaxhiu, e lindur më 06.12.1969, në fshatin Plavë, Komuna e Dragashit, jeton në Prishtinë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Prizren.
Në vitin 2001, ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2004, ka kryer Provimin e Jurisprudencës.

•    Përvoja e punës:

Prej vitit 2003-2004, Praktikante në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë;
Nga muaji mars 2004, deri në dhjetor 2004, zyrtare ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë;
Prej 01.01.2005, deri më 20.10.2010, bashkëpunëtore profesionale në PPQ, në Prishtinë;
Nga data 22.10.2010, deri më 31.12.2010, Prokurore në ish Prokurorinë Komunale në Prishtinë;
Nga data 01.01.2011, Prokurore në ish Prokurorinë e Qarkut-Prishtinë, ndërsa nga janari  i vitit 2013, Prokurore në Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë;
Nga 01 janar 2016, anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës ....... vazhdon

•    Trajnime profesionale të ndjekura jashtë vendit:

Nga viti 2009, deri në vitin 2010, kam ndjekur trajnimin për Gjyqtar dhe Prokuror (Programi fillestar për arsimimin ligjor) në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe aktualisht trajnere e angazhuar në Programin Fillestar Ligjor në këtë Institut.

Ka të kryer trajnimin për të drejtën Evropiane në vitin 2010, pastaj trajnimin e aftësimit për trajner për të drejtën Evropiane, tani trajnere për aplikimin e së drejtës së BE-së në praktikë.

•    Ka përpiluar Modulin me temën procesverbalet.
•    Ka punuar temën “Gjykata Evropiane e Drejtësisë”,  pjesë e Modulit për të Drejtën e Bashkimit Evropian.
•    Trajnim i trajnuesve -niveli bazik-Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe trajnimi 10 mujor për trajner;
•    Trajnimi për menaxhimit dhe operimin e Gjykatave, në Akademinë Gjyqësore në Turqi;
•    Trajnimi për krimet kundër mjedisit, në Budapest;
•    Trajnimi për Akcesionin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar transnacional, në Zagreb;
•    Ka marrë pjesë në vizitë studimore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg dhe në konferencën e mbajtur në Trier të Gjermanisë, të organizuar nga Akademia Gjyqësore.
•    pjesëmarrëse në vizitën studimore në Zagreb, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”.
•    Ka kryer trajnimin në Kroaci, me temën “Aksesioni Evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën e krimit të organizuar”.    
•    Ka marrë pjesë trajnimin e mbajtur në Budapest-Hungari, me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”;
•    Ka ndjekë trajnimin në Budapest, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”;
•    pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Ohër, në trajnimin e organizuar nga Agjencioni i Aviacionit Civil të shtetit të Maqedonisë;
•    pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Bukuresht, për projektin “Bashkëpunimi mbi krimin kibernetik”;

•    Trajnimet e ndjekura në vend
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Përmirësimi i shkathtësive trajnuese”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim”, sipas programit NITA.
•    Ka të kryer trajnimin me temën “Avokimi i viktimave-dëshmitarët”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Keqtrajtimi dhe Pornografia e fëmijëve”, organizuar nga ICITAP.
•    Ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temën “Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale”, të organizuar nga Dogana e Kosovës dhe DFID.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Kodi i Procedurës Penale dhe procedurat gjyqësore”.
•    Ka të kryer trajnimin me temën “Auditimi i zbatimit të Ligjit të Prokurimit”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit-Prishtinë.
•    Ka marrë pjesë në seminarin regjional me temën “Menaxhimi i aseteve të konfiskuara”.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Hetimi i vrasjeve”, organizuar nga ICITAP-Prishtinë.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Provat dhe të provuarit”, të organizuar nga Ambasada Amerikane.
•    Ka ndjekë trajnimin me temën “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”, organizuar nga IGJK-OSBE.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Zbatimi i Strategjisë për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën për “Torturën Protokolli i Stambollit dhe konventat ndërkombëtare”;
•    Ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Promovimi i reformave në paraburgim”;

Email:ikramije.bojaxhiu@rks-psh.org

Javorka Perlinqevic, u lind më 27.05.1966 në Babimofc. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1991. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 1997 në Beograd.

Jeton në Jazhincë, Komuna Shterpcë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Pas diplomimit në vitin 1991-1992 filloi punën si Praktikante në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, nga viti 1992-1999 punoi si Udhëheqëse e grupit për mbrojtjen e personave te rritur në Qendrën për pune sociale në Prishtinë, pastaj nga 1999-2002 si sekretare në Sekretariatin e Këshillit të perkoheshum ekzekutues në Prishtinë, dhe nga 2003-2011 në pozitën Drejtor në ndërmarrjen “Genes Tours” në Brezovicë.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntëmbëdhjetë vite e gjysmë.

Ajo është pjesëtare i etnitetit jo shumicë në Kosovë-Serbe.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit znj.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.

Email: javorka.perlinqevic@rks-psh.org

Shemsije Asllani u lind më 06.05.1976 në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2007.

Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas diplomimit nga shkurti 2003-korrik 2003 punoi si praktikante në shoqatën “NORMA” , dhe nga janari 2005 punon si  Administratore në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë.

Ka përvojë rreth 8 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Mitrovice.

Email: shemsije.asllani@rks-psh.org

Dokumente dhe publikime