Prokurorit Themelore - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Jetish
Mbiemri: Maloku
Datëlindja: 06.12.1962
Vendbanimi: Gjilan
Tel.: 044 616 139
E-mail: jetish.maloku@rks.psh.org, jetishmaloku@hotmail.com
Përkatësia kombëtare: Shqiptar
Shtetësia: Shtetas i Republikës së Kosovës
Titulli akademik: Mr. sc. (Magjistër i shkencave juridike penale)

EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Fakulteti Juridik, në Universitetin e Prishtinës (UP),
- Provimi i Jurispodencës,
- Studimet postdiplomatike master drejtimi Juridiko-Penal, në Universitetin e Prishtinës,
- Ka vazhduar edhe studimet e doktoraturës, pranë Europian Center for Peace and Developmen of University for Peace, në Tiranë (tema e pranuar nga Komisioni kompetent i këtij universiteti).

EKSPERIENCA PUNUESE

- Praktikant në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, në Gjilan, në periudhën prej 01 mars 1987 – 01 shkurt 1988.

- Gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Gjilan, nga viti 2000-2002.

- Drejtor në Kompaninë e Sigurimeve ‘’Drini’’, me seli në Prizren, dega në Gjilan, nga viti 1991 – 1999.

- Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, nga muaji gusht 2002 – 2004.

- Prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan, nga muaji qershor 2004 – 2010.

- Kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan, deri në vitin 2010.

- Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga data 01.01.2013, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë funksion.

- Ekspert nga lëmi i të drejtave të njeriut, i çertifikuar nga Këshilli i Evropës dhe Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, në vitin 2016.

- Ekspert i Etikës profesionale për gjyqtarë dhe prokurorë, i çertifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë nga Etika profesionale për gjyqtarë dhe prokurorë.

- Trajnues i rregullt pranë IGJK-së, nga lëmi i të Drejtave të Njeriut dhe Etikës gjyqësore për gjyqtarë dhe prokurorë.

- Komisioner në Këshillin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, që nga data 15.07.2010.

- Anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.

- Kryetar i Komisionit Disiplinor pranë KPK-së, nga muaji gusht 2012 – dhjetor 2015

- Kryetar i Komisionit për emërim dhe riemërim të prokurorëve, pranë KPK-së, nga muaji shtator 2013 – dhjetor 2015.

PUNIMET/BOTIMET (të punuara dhe publikuara për Institutin Gjyqësor të Kosovës)

1. ‘’Liria e shprehjes’’, e botuar në vitin 2007.

2. ‘’E drejta në jetë’’, e botuar në vitin 2007.

3. ‘’Kodi i Etikës I’’, Doracak me bashkautor z. Gent Ibrahimi, ekspert ligjor nga Tirana, e botuar në vitin 2010.

4. ‘’Kodi i Etikës II’’, Doracak nga Etika Gjyqësore dhe Prokurorial për gjyqtarë dhe prokurorë, e botuar në vitin 2011.

5. ‘’Privimi nga liria në kontest civil’’, e botuar në vitin 2008.

6. ‘’Tortura dhe degradimi çnjerëzor’’, e botuar në vitin 2009.

7. ‘’E drejta për një gjykim të drejtë’’, e botuar në vitin 2010.

8. ‘’Fëmija si viktimë e dhunës në familje’’, e botuar në vitin 2011.

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Agron
Mbiemri: Uka
Datëlindja: 29 gusht 1960
Vendbanimi: Gjilan
E-mail:Agron.Uka@rks-psh.org
Përkatësia kombëtare: Shqiptar
Shtetësia: Shtetas i Republikës së Kosovës
Titulli akademik: Mr. sc. (Magjistër i shkencave juridike penale)

EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Fakulteti Juridik, në Universitetin e Prishtinës, 12 shkurt 1987.
- Provimi i Jurispodencës.
- Studimet postdiplomatike master drejtimi Juridiko-Penal, në Universitetin e Prishtinës, 2010.

EKSPERIENCA PUNUESE

- Praktikant në Gjykatën Komunale në Gjilan, 1988, ku pastaj në bazë të marrëveshjes mbi plan – programin jugosllav për aftësimin e kuadrove, transferohet më Gjykatën Komunale të Qarkut në Valevë, për dy vite, deri në vitin 1980.
- Bashkëpunëtor në Gjykatën Komunale në Gjilan, 01.03.2000.
- Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, 01.06.2004 – 01.07.2010.
- Prokuror në Prokurorinë e Qarkut, në Gjilan.
- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë funksion.
- Trajnues i çertifikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, 2005.

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Bahtie
Mbiemri: Ademi
Datëlindja: 06 mars 1962
Vendlindja: Llapashticë , komuna Podujevë
Vendbanimi: Gjilan
E-mail: Bahtije.Ademi@rks-psh.org
Përkatësia kombëtare: Shqiptare
Shtetësia: Shtetase e Republikës së Kosovës

EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Fakulteti Juridik, 1987,
- Provimi i Jurispodencës, 2003,
- Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor, më 2012.

EKSPERIENCA PUNUESE

- Sekretare e shkollës në Llapashticë, më 1988.
- Administratore në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, në Viti, në periudhën prej muajit janar 2001 – tetor 2003.
- Bashkëpunëtore Profesionale në Gjykatën e Qarkut, në Gjilan, nga muaji tetor 2003.
- Më 28 dhjetor 2012, nga Presidentja Atifete Jahjaga, u dekretua prokurore në Prokurorinë Komunale, në Gjilan.
- Prokurore në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë funksion.

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: Shefik
Mbiemri: Memeti
Datëlindja: 17 mars 1959
Vendbanimi: fshati Muhovc
Vendbanimi: Gjilan
E-mail: Shefik.Memeti@rks-psh.org
Përkatësia kombëtare: Shqiptar
Shtetësia: Shtetas i Republikës së Kosovës

EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

- Shkolla fillore, në fshatin Muhovc,
- Shkolla e mesme, gjimnazi, në Dardanë,
- Fakulteti Juridik, në Universitetin e Prishtinës,
- Provimin për gjyqtar për kundërvajtje, 2002,
- Provimi i jurispodencës, 2003.

EKSPERIENCA PUNUESE

- Referent juridik, në OP ‘’XIQ Karaqevë’’, Dardanë, 1986 – 1990,
- Drejtor i bashkësisë punonjëse në OP ”XIQ Karaqevë”, në Dardanë, janar - prill 2000,
- Referent i shërbimeve pronësore juridike në KGJP, në Dardanë - 15.04-31.12.2000,
- Administrator i Gjykatës për Kundërvajtje, në Dardanë, 01.01.2001-31.11.2007,
- Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike Komunale, në Gjilan, 01.12.2007 - 22.10.2010,
- Prokuror publik komunal, në Gjilan, 22.10.2010,
- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ku edhe aktualisht është duke e ushtruar këtë pozitë.

NJOHURI GJUHËSORE

- Gjuha shqipe (gjuha amtare),
- Gjuha serbe,
- Gjuha gjermane (niveli i parë).