Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestohen tre persona
Me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestohen tre persona

Prishtinë, 27 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar tre të dyshuar me inicialet B.N., A.N dhe E.N. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.N., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” nga neni 302, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, mori pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në familje në Fushë Kosovë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, mori pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në familje në Fushë Kosovë

Prishtinë, 25 maj 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, mori pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në familje në komunën e Fushë Kosovës, të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mision në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Komun&...

Lexo më shumë
NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 26 maj 2021 - Me qëllim të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më 24 maj 2021 ka nxjerrë Udhëzimin për zbatimin, monitorimin, raportimin dhe publikimin të aktiviteteve të Prokurorit të Shtetit, të realizuara në kuadër të përgjegjësive dhe obligimeve ligjore. Me anë të këtij udhëzimi, synohet të avancohet transparenca institucionale, ku krahas publikimit të raporteve të rregullta të ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për mashtrim dhe prezantim i rremë si person zyrtar
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për mashtrim dhe prezantim i rremë si person zyrtar

Prishtinë, 25 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet Xh.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323 të KPRK-së dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë ...

Lexo më shumë
Ndalohet personi i cili i shkaktoi lëndime trupore qytetarit në një qendër tregtare
Ndalohet personi i cili i shkaktoi lëndime trupore qytetarit në një qendër tregtare

Prishtinë, 24 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet E.N., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ju njoftomë se nga pranimi i informacionit për një incident i cili ka ndodhur në qendrën ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Gjilan, 22 Maj 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.TH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., ...

Lexo më shumë
NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Gjakovë, 22 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë me anë të këtij njoftimi drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) por edhe opinionit të gjerë publik bënë të ditur se lidhur me rastin e gazetarit Mentor Gjergjaj, janë ndërmarrë veprimet si në vijim: Më datë 03.05.2018, gazetari Mentor Gjergjaj, ka denoncuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë personin Genc Abileka për kanosje.  Pas denoncimit, Prokuroria i ka ndërmarr&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi
Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi

Prishtinë, 21 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.M. Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Kontrabandimi i mallrave” nga ...

Lexo më shumë