Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 16 qershor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri, A.K., si udhëheqës i Sektorit Ligjor të ...

Lexo më shumë
Vlerësohet bashkëpunimi i Prokurorit të Shtetit me Institutin e Bazelit për Qeverisje
Vlerësohet bashkëpunimi i Prokurorit të Shtetit me Institutin e Bazelit për Qeverisje

Prishtinë, 16 qershor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër, me ç’rast kanë vizituar Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ), ku janë pritur nga Drejtoresha Gretta Fenner dhe eksperti i këtij instituti, Jonathan Spicer. Në fokus të këtij ...

Lexo më shumë
Ngrihet aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti
Ngrihet aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

Prishtinë, 15 qershor 2021 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I. Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra”, nga neni 317, paragrafi 1, lidhur me nenin 81 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhënia e ryshfetit&...

Lexo më shumë
Arrestohen katër persona për shkak të veprave penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, mashtrimit dhe detyrimit
Arrestohen katër persona për shkak të veprave penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, mashtrimit dhe detyrimit

Prizren, 15 qershor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë - pjestarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës. Personat e arrestuar jan&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 21 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet H.H. Prokuroria Speciale aktakuzën kundër të pandehurit me inicialet H.H., e ka ngritur për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2  të  Kodit penal të Republikës ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të koduar si “Thirrjet”
Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të koduar si “Thirrjet”

Prishtinë, 11 qershor 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet”. Prokuroria Speciale njofton se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë një...

Lexo më shumë
Aksion nga Prokuroria Themelore e Pejës për ndërtime pa leje, në pesë komuna
Aksion nga Prokuroria Themelore e Pejës për ndërtime pa leje, në pesë komuna

Pejë, 11 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, me autorizim të Kryeprokurorit Agim Kurmehaj, prokurorët e kësaj prokurorie në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës kanë ndërmarrë aksion, në komunat që janë nën kompetencën territoriale (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik) me qellim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësuesen nga Ambasada Britanike në Prishtinë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësuesen nga Ambasada Britanike në Prishtinë

Gjilan, 10 Qershor 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesen nga Ambasada Britanike në Prishtinë, Jennifer Blakeney – Udhëheqëse e sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme. Fillimisht kryeprokurori Kadriu ka falënderuar përfaqësuesen për mbështetjen dhe kontributin, duke kërkuar edhe më tej mbështetje ndaj këtij institucioni.  Gjatë këtij takimi ...

Lexo më shumë