Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

TELEGRAM URIMI NGA KRYEPROKURORI I SHTETIT, ALEKSANDËR LUMEZI, DREJTUAR KRYETARES SË GJYKATËS KUSHTETUESE, ZNJ.GRESA CAKA-NIMANI
TELEGRAM URIMI NGA KRYEPROKURORI I SHTETIT, ALEKSANDËR LUMEZI, DREJTUAR KRYETARES SË GJYKATËS KUSHTETUESE, ZNJ.GRESA CAKA-NIMANI

E nderuara Znj. Gresa Caka-Nimani,   Më lejoni që në emër të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në emrin tim personal,  t’ju shpreh urimet më të mira me rastin e marrjes së detyrës tuaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës. Me këtë rast, shpreh besimin tim të plotë se do të kontribuoni në avancimin e punës së Gjykatës Kushtetuese, duke forcuar ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë

Gjilan, 25 Qershor 2021 - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë", nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për vrasje të rëndë
Ndalohet një person për vrasje të rëndë

Gjilan, 24 Qershor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta tani të nderin I.C. Dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ...

Lexo më shumë
Ndalohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë
Ndalohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë

Prishtinë, 16 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të dy (2) personave, si dhe gjatë k&...

Lexo më shumë
Përurohet Dhoma për intervistimin e të miturve në Prokurorinë Themelore të Gjakovës
Përurohet Dhoma për intervistimin e të miturve në Prokurorinë Themelore të Gjakovës

Gjakovë, 21 qershor 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të kryesuar nga Shawn Waddoups, drejtor i Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit, kanë bërë përurimin e Projektit të “Dhomës për intervistimin e të ...

Lexo më shumë
Njoftim për opinionin publik
Njoftim për opinionin publik

Prishtinë, 17 qershor 2021 – Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, lidhur me artikullin e publikuar në “Gazetën Express”, më datën 15.06.2021 me titull “Bislimi akuzon Dakën për rol destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave nga Austria”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit takoi Presidentin e Parlamentit të Cyrihut
Kryeprokurori i Shtetit takoi Presidentin e Parlamentit të Cyrihut

Prishtinë, 17 qershor 2021 – Në kuadër të takimeve zyrtare me udhëheqës të institucioneve të Zvicrës, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, u pritën në takim nga Presidenti i Parlamentit të Kantonit të Cyrihut, Benno Scherrer dhe Kryetari i Komisionit për Drejtësi dhe Siguri Publike të kë...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj një zyrtari policor për sulm seksual
Aktakuzë ndaj një zyrtari policor për sulm seksual

Gjilan, 16 Qershor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor – të pandehurit R.SH., për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’, nga neni 229 paragrafi 3, nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 1, 5 dhe 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme ...

Lexo më shumë