Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” me fatalitet
Kërkohet paraburgim për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” me fatalitet

Ferizaj, 07 Qershor 2021– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas kërkesës ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” me fatalitet
Ndalohet një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” me fatalitet

Ferizaj, 06 Qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër (4) persona, ndërsa, një (1) person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të m&...

Lexo më shumë
Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”
Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”

Prishtinë, 4 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin e kontratës të lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, në vlerë rreth 450,000.00 € (katërqind e pesëdhjetë mijë euro),  ku muajin e kaluar jan&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Gjakovë, 03 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  të pandehurit, K.T., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe, “Mashtrimi”, nga neni 323 paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton se, me ...

Lexo më shumë
Nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe veprave tjera penale
Nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe veprave tjera penale

Prishtinë, 2 qershor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi në mes të dy institucioneve është q&...

Lexo më shumë
NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 1 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik për një rast i cili ka ndodhur më 22 shkurt 2021, lidhur me raportimin në polici për djegien e një automjeti të tipit Jeep me ngjyrë të zezë, me numër të targave 01-524-NA, pronar i të cilës ishte deputeti M.B. Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës pë...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit
Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

Gjilan, 31 Maj 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka pritur në takim pune Drejtoreshën e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti dhe komandantët e Stacioneve Policore, për regjionin e Gjilanit. Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta të këtyre dy institucioneve, të cilët njëherësh edhe e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm. ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja
Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Prishtinë, 28 maj 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda,  ku janë shënjestruar tre (3) raste të koduara si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”. Prokuroria Speciale njofton se rasti i parë i shënjestruar “Eufond”, është kundër nj&...

Lexo më shumë