Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi


Prishtinë, 21 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.M.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1,  të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082. 

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës