Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, mori pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në familje në Fushë Kosovë


Prishtinë, 25 maj 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, mori pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në familje në komunën e Fushë Kosovës, të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mision në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Komunën e Fushë Kosovës. 

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi zyrtar i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet komunës së Fushë Kosovës dhe akterëve tjerë përkatës për të siguruar koordinim më të mirë të veprimeve të qeverisë dhe ofruesve të shërbimeve, si atyre institucionale, po ashtu edhe brenda sektorit të shoqërisë civile, sa i përket reagimeve të tyre, ndaj rasteve të dhunës në familje.

Në mesin e palëve nënshkruese të kësaj Marrëveshjeje Mirëkuptimi ishte i ftuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi, për themelimin e këtij mekanizmi koordinues përfshirë përfaqësues të drejtorive përkatëse të komunës së Fushë Kosovës, përfaqësues nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë, mbrojtësit e viktimave dhe Agjencinë e Ndihmës Juridike falas, përfaqësues nga qendra për punë sociale, mjekësisë familjare, strehimores për viktimat e dhunës në familje dhe organizatave të shoqërisë civile.