Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës
Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prizren, 04 prill 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  nga neni 367, sipas Kodit  Penal të Republikës së Kosov&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST
Kryeprokurori Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST

Prishtinë, 4 prill 2022 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit EUKOJUST, të kryesuar nga ish-Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Veerswijk, i angazhuar si ekspert në këtë projekt, i shoqëruar nga eksperti tjetër, Cristian Nicoara.   Kryeprokurori Lumezi dhe ekspertët Veerswijk dhe Nicoara patën diskutime produktive për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen n&...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Aktakuzë ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ferizaj, 01 Prill 2022- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.G.,për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, nga muaji Shtator 2021 e deri në muajin Dhjetor 2021, në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, Ushtrues ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për posedim, kultivim të narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje
Aktakuzë për posedim, kultivim të narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje

Prizren, 01 prill 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.T., i cili gjendet në paraburgim prej datës 03.10.2021 e cila masë është vazhduar dhe do të zgjasë deri më 03.04.2022. Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me datë 03.10.2021 i akuzuari S.T., në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, pa autorizim, kultivon, shet dhe shpërndan substanca psikotrope të cilët janë shpallur me ligj ...

Lexo më shumë
E sulmon fizikisht bashkëshorten, kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit
E sulmon fizikisht bashkëshorten, kërkesë për paraburgim ndaj të pandehurit

Gjakovë, 30 mars 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,  nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 nën paragrafi 1.4,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton se, më 28 mars 2022, në Komunën e Gjakov&...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës
Aktakuzë kundër një personi për masakrën e Izbicës

Prishtinë, 29 mars 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.A, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kund&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve
Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Prizren, 29 mars 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet në paraburgim nga data 29.01.2022 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj katër personave në rastin e sekuestrimit të 2.5 kg narkotikë
Kërkohet paraburgim ndaj katër personave në rastin e sekuestrimit të 2.5 kg narkotikë

Prishtinë, 25 mars 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i  Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republik&...

Lexo më shumë