Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PROKURORIA SPECIALE SHËNJESTRON NJË RAST TË RI

Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona.

 

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.