Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë së shtetit dhe Policisë së Kosovës
Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë së shtetit dhe Policisë së Kosovës

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së shtetit në luftimin e krimit, sot me 11 janar 2011 në orën 10:00, u mbajt një takim pune në Policinë e Kosovës, ku morën pjesë kryeprokurori i shtetit z. Ismet Kabashi, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Policisë për hetime, z. Kadri Arifi, kryeprokurorët e 5 qarqeve të Kosovës, zv/drejtor&...

Lexo më shumë
Prokuroria e Shtetit ka pranuar 133 raste lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Prokuroria e Shtetit ka pranuar 133 raste lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Prishtinë, 5 janar 2011 / Më datën 30 dhjetor 2010, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 12 dhjetorit 2010, në Republikën e Kosovës. Këto lëndë i janë dërguar Prokurorisë së Shtetit, pas kërkesave nga kryeprokurorët ...

Lexo më shumë
Komunikatë e Prokurorisë së Shtetit lidhur me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti
Komunikatë e Prokurorisë së Shtetit lidhur me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti

Prishtinë, 24 dhjetor 2010 / Prokuroria e Shtetit ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese dhe ligjore ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në kuadër të saj është themeluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  kompetente për të ndjekur edhe kryesit e veprave penale të krimeve të luftës. Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i Eulex-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendës dhe ...

Lexo më shumë
Prokurorja Drita Hajdari u zgjodh kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës
Prokurorja Drita Hajdari u zgjodh kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës

Prishtinë, 17 dhjetor 2010/ Shoqata e Prokurorëve të Kosovës mbajti kuvendin e tretë zgjedhor, në të cilin ishin të pranishëm 65 prokurorë, të të gjitha niveleve.  Fillimisht kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi, përshëndeti punimet e kuvendit zgjedhor, duke u premtuar përkrahje të plotë Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës. Në këtë kuvend u zgjodh kryesia e re në përbërje të: kryetares ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi u takua me shefin e EULEX-it z. Xavier Bout De Marnhac
Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi u takua me shefin e EULEX-it z. Xavier Bout De Marnhac

Prishtinë, 25 nëntor 2010/ Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi priti sot në një takim pune shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, z. Xavier Bout De Marnhac. Në këtë takim kryeprokurori Kabashi e njoftoi shefin e EULEX-it z. de Marnhac për prioritetet e tij si kryeprokuror i Shtetit, për punën e prokurorive publike të Republikës së Kosovës, për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorë...

Lexo më shumë
Me ftesë të Prokurores Supreme të Malit të Zi, një delegacion nga Prokuroria e Shtetit dhe nga Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndruan për vizitë pune në Budvë
Me ftesë të Prokurores Supreme të Malit të Zi, një delegacion nga Prokuroria e Shtetit dhe nga Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndruan për vizitë pune në Budvë

Prishtinë, 3 nëntor 2010/ Me rastin e shënimit të “Ditëve të Prokurorëve të Shtetit” të Malit të Zi, më 1 dhe 2 nëntor 2010, në Budvë qëndroi një delegacion nga Republika e Kosovës. Gjatë këtyre ditëve delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga prokurorja e shtetit, znj. Laura Pula dhe nga sekretari i Shoqatës së Prokurorëve, z. Ruhan Salihu, zhvilloi takime me prokurorët e Malit te Zi dhe ...

Lexo më shumë
Për të parën herë në vendin tonë po shënohet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”
Për të parën herë në vendin tonë po shënohet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

Prishtinë, 20 tetor 2010 –  Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen për të shënuar ”Javën për të drejtat e viktimave të krimit”, sot në Prishtinë u mbajt një ceremoni, për të nderuar viktimat me qëllim të ngritjes së vetëdijes për të drejtat e tyre. Me këtë rast kryeprokurori i shtetit z. Ismet Kabashi, kërkoi angazhim gjithë...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit z.Ismet Kabashi po qëndron për vizitë pune në Tiranë
Kryeprokurori i Shtetit z.Ismet Kabashi po qëndron për vizitë pune në Tiranë

Tiranë, 12 tetor 2010 –  Një delegacion i Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë. Delegacioni nga Prishtina sot u prit nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë znj. Ina Rama. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovë...

Lexo më shumë