Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi u takua me shefin e EULEX-it z. Xavier Bout De Marnhac

Prishtinë, 25 nëntor 2010/ Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi priti sot në një takim pune shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, z. Xavier Bout De Marnhac.

Në këtë takim kryeprokurori Kabashi e njoftoi shefin e EULEX-it z. de Marnhac për prioritetet e tij si kryeprokuror i Shtetit, për punën e prokurorive publike të Republikës së Kosovës, për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët vendës, si dhe për përfundimin e fazës së emërimit dhe riemërimit të prokurorëve, për këtë vit.

Kryeprokurori Kabashi edhe gjatë këtij takimi çmoi bashkëpunimin e ngushtë që kanë prokurorët vendës me prokurorët e EULEX-it.

Ndërkaq, shefi i EULEX-it, z. Xavier Bout De Marnhac,  theksoi se çështje kryesore për të do të jetë rivendosja e sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës, si dhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe shprehu mbështetje të plotë për prokuroritë e Kosovës.

“Unë plotësisht e mbështes dhe e vlerësoj lartë bashkëpunimin në mes të prokurorëve të Kosovës dhe të EULEX-it në trajtimin e rasteve të shumta”, tha de Marnhac.

Të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin e tyre për të siguruar rend dhe sundim të ligjit në Republikën e Kosovës.