Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë ndaj të pandehurit për dhënien e ndihmës në vjedhjen grabitqare të bankës në Istog
Aktakuzë ndaj të pandehurit për dhënien e ndihmës në vjedhjen grabitqare të bankës në Istog

Pejë, 20 shkurt 2019- Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, U.M., për veprën penale të “ndihmës në kryerjen e veprës penale vjedhje grabitqare”, nga neni 328, paragrafi 4, lidhur me nenin 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri U.M., me datën 27 dhjetor të vitit 2018, në filialin e bankës NLB, në Istog, ...

Lexo më shumë
Njoftim nga Prokuroria e Prishtinës
Njoftim nga Prokuroria e Prishtinës

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin nga Drenasi pas arrestimit nga Policia. Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media. Intervistimi i avokatit Halilaj, ë...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”
Ndalohet një person për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Ferizaj, 19 Shkurt 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datën 19 shkurt 2019, në ora 16:00h, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar T.S., zyrtar në Komunën e Shtimes, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për të pandehurin që dyshohet se ka kryer dy vepra të ndryshme penale
Kërkohet paraburgim për të pandehurin që dyshohet se ka kryer dy vepra të ndryshme penale

Gjakovë,19 shkurt 2019- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.B., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 parag.5, lidhur me paragraf.1, nënparagr.1.3 të KPRK-së, dhe “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragraf.2, lidhur me paragrafin 1, në...

Lexo më shumë
Ndalohet i dyshuari që shantazhonte të dëmtuarën me foto dhe video intime
Ndalohet i dyshuari që shantazhonte të dëmtuarën me foto dhe video intime

Gjilan, 15 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 13:40 minuta, ka ndaluar të dyshuarin I.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kishte shantazhuar të dëmtuarën A.S. Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji qershor 2016, deri më 14 maj 2018, në Gjilan, i dyshuari I.SH. – zyrtar policor në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, pë...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka paraqitur shtatë kërkesa për paraburgim
Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka paraqitur shtatë kërkesa për paraburgim

Ferizaj, 15 Shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se për dy javë ka paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për raste të ndryshme penale. Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie ka paraqitur tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit . Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tri kërkesa për ...

Lexo më shumë
Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit për legalizim të përmbajtjes së rreme
Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit për legalizim të përmbajtjes së rreme

Gjilan, 15 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj të dyshuarit R.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rreme’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në kohë të pacaktuar, në Gjilan, i dyshuari ...

Lexo më shumë
Një muaj paraburgim për ish-kryeshefin e një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë
Një muaj paraburgim për ish-kryeshefin e një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë

Mitrovicë, 15 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për shtetasin kosovar S.T, ish-kryeshef i një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK. Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar ...

Lexo më shumë