Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet një person për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Ferizaj, 19 Shkurt 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datën 19 shkurt 2019, në ora 16:00h, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar T.S., zyrtar në Komunën e Shtimes, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).