Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka paraqitur shtatë kërkesa për paraburgim

Ferizaj, 15 Shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se për dy javë ka paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për raste të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie ka paraqitur tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit .

Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit , ndërsa, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Ferizaj për dy javë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.