Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

NJOFTIM
NJOFTIM

Gjilan, 16 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi.   I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.   Kryeprokurori dhe gjithë stafi i ...

Lexo më shumë
Vrasje e rëndë në Ferizaj
Vrasje e rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 10 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dyshuari B. Ç., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën “Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjer&...

Lexo më shumë
PSRK-ja ngre aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
PSRK-ja ngre aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 5 gusht 2020 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit N.S. shtetas i Republikë së Kosovës. Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.S. në mars të vitit 2013, ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal t&...

Lexo më shumë
Prokuroria në Gjilan mbyll hetimet për vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca
Prokuroria në Gjilan mbyll hetimet për vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca

Gjilan, 05 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.   Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare
Aktakuzë për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

Prishtinë, 03 gusht 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës. Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për fajde
Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për fajde

Gjilan, 30 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.L., në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A....

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau bashkëshorten e tij
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau bashkëshorten e tij

Gjilan, 26 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.M., i cili dyshohet se me shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.   Sipas kërkesës, ekzison dyshimi i bazuar se, më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të ...

Lexo më shumë
Vrasje e rëndë në komunën Kamenicës
Vrasje e rëndë në komunën Kamenicës

Gjilan 25 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm - shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjer&...

Lexo më shumë