Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PSRK-ja ngre aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 5 gusht 2020 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit N.S. shtetas i Republikë së Kosovës. Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.S. në mars të vitit 2013, ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.