Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 06 Janar 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj,  ku si pasojë  e tij mbetën të lënduar dyzetekatër (44) persona. Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cil&...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjilan, 30 Dhjetor 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen. Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë

Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, nga neni 136 paragrafi 2  lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Me respekt, Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës  

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili sulmoi fizikisht gazetarin V.S.
Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili sulmoi fizikisht gazetarin V.S.

Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J. Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim t&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, dhe detyrim
Aktakuzë për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, dhe detyrim

Prishtinë, 22 dhjetor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të katër të pandehurve me inicialet, A.A., B.K., Sh.Z dhe V.R., për veprat penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe “Detyrimi”, e ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Orlando, diskutuan çështje me interes të përbashkët institucional, përfshirë mbështetjen e Italisë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për mbështetjen institucionale të investimeve të ndërsjella. Kryeprokurori e njoftoi Ambasadorin për progresin e ...

Lexo më shumë
Ambasadorët e SHBA-ve Kosnett dhe Tan mbështesin Prokurorinë Vendore të Krimeve të Luftës duke u takuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës
Ambasadorët e SHBA-ve Kosnett dhe Tan mbështesin Prokurorinë Vendore të Krimeve të Luftës duke u takuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Më 14 dhjetor, ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori Kosnett u takuan me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfshirë edhe shefin Blerim Isufaj. Të dy ambasadorët ritheksuan zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kriminel&...

Lexo më shumë
Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të KFOR-it në Kosovë
Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të KFOR-it në Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor 2020 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Franco Federici. Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi ka uruar komandantin Federici  për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Po ashtu, Kryeprokurori ...

Lexo më shumë