Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Prishtinë, 29 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë ndaj Gani Sahitit për veprat penale: vrasje e rëndë, nga neni 147 nënpar. 3 dhe 9 i KPK-së dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 i KPK-së. I pandehuri Gani Sahiti, më datën 3 tetor 2011, rreth orës 10:30, në Prishtinë, me dashje, në mënyrë dinake dhe nga hakmarrja e paskrupullt, ka ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër V. Rr. dhe A.M. për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare, Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, si dhe Mashtrim

Prishtinë, 21 dhjetor 2011 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër V. Rr. ish drejtor gjeneral i kompanisë së Sigurimeve ”Kosova e Re” dhe  A. M. qytetar turk, këshilltar i ish drejtorit gjeneral të kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, për shkak të dyshimit se gjatë periudhës kohore 2008 – 2010, kanë kryer veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare neni 339  par. 1 dhe 3 i KPK-së,&...

Lexo më shumë
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M në drejtim të veprës penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M në drejtim të veprës penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve

Prishtinë, 21 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Q. M. nga fshati Shipitullë, komuna e Obiliqit, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve, nga neni 327 par. 2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës. I akuzuari më 13 dhjetor 2011, rreth orës 18:00 nga Republika e Shqipërisë ka tentuar t’i fusë në Republikën e Kosov&...

Lexo më shumë
U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u aprovua propozimi për emërimin e kandidatëve për prokurorë të prokurorive të Qarqeve
U mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u aprovua propozimi për emërimin e kandidatëve për prokurorë të prokurorive të Qarqeve

Prishtinë, 16 dhjetor 2011 – Sot u mbajt takimi i radhës së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi. Në këtë takim u diskutua për propozimin e komisionit vlerësues të kandidatëve për prokurorë në prokuroritë e Qarqeve. Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës votuan për propozimin p&...

Lexo më shumë
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë arrestohen dy policë, një pylltar dhe tre qytetarë të Republikës së Kosovës
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë arrestohen dy policë, një pylltar dhe tre qytetarë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 14 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor, kanë ndërmarrë sot një aksion në regjionin e policisë kufitare në Lluzhan, saktësisht në stacionin policor Keqekollë, ku janë arrestuar dy policë nga stacioni policor Keqekollë dhe një pylltar, të cilët dyshohen për shpërdorimin e detyrës zyrtare ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 20 personave për vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shmangie të tatimit, dhënie të ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale dhe veprimtari e pandërgjegjshme në ekonomi

Prishtinë, 9 dhjetor 2011 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i ka paraqitur aktakuzë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë kundër 20 personave për vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, shmangie të tatimit, dhënie të ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale dhe veprimtari e pandërgjegjshme në ekonomi. Për veprat penale ...

Lexo më shumë
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në takimin e mbajtur sot, nxori vendime të rëndësishme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në takimin e mbajtur sot, nxori vendime të rëndësishme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 5 dhjetor 2011- Sot u mbajt takimi i dymbëdhjetë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi. Në këtë takim u votuan propozimet e komisioneve përzgjedhëse të caktuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, për zgjedhjen e kandidatëve për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish avokates publike të Komunës së Rahovecit, në drejtim të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare
Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish avokates publike të Komunës së Rahovecit, në drejtim të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare

Prishtinë, 1 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F. K. për shkak të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit në vazhdim nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës. E akuzuara, në cilësinë e personit zyrtar - avokate publike e Komunës së Rahovecit, gjatë periudhës kohore 2004-2010 dyshohet se e ka shpërdorur detyrën zyrtare në at&...

Lexo më shumë