Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish avokates publike të Komunës së Rahovecit, në drejtim të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare

Prishtinë, 1 dhjetor 2011 – Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F. K. për shkak të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit në vazhdim nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

E akuzuara, në cilësinë e personit zyrtar - avokate publike e Komunës së Rahovecit, gjatë periudhës kohore 2004-2010 dyshohet se e ka shpërdorur detyrën zyrtare në atë
mënyrë që nuk i ka përmbushur detyrat dhe autorizimet zyrtare, duke mos ushtruar mjetet e rregullta juridike - ankesë kundër 10 aktgjykimeve të Gjykatës Komunale në Prizren, me ç’rast këto aktgjykime kanë marrë formën e prerë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasurisë publike të Komunës së Rahovecit. E akuzuara nuk i ka paraqitur ankesat, edhe pse në të gjitha procedurat gjatë shqyrtimeve gjyqësore i ka kundërshtuar  kërkesëpaditë, madje edhe në fjalën përfundimtare.

Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka propozuar Gjykatës së Qarkut në Prizren që të akuzuarën ta shpallë fajtore, për veprën penale, me të cilën ngarkohet dhe ta dënoj konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.