Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori Maloku takohet me Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan
Kryeprokurori Maloku takohet me Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan

Gjilan, 06 shkurt 2019 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan, Remzi Azemi. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe mbikëqyrësit nga ky sektor dhe disa prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Në takimin e zhvilluar, u diskutuan rezultatet e arritura falë bashkëpunimit në mes dy institucioneve, si dhe problematikat kryesore me të cilat po përballen, ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit sipas detyrës zyrtare inicon rast ndaj mjekut lidhur me trajtimin e pacientes në Spitalin Rajonal të Prizrenit
Prokuroria e Prizrenit sipas detyrës zyrtare inicon rast ndaj mjekut lidhur me trajtimin e pacientes në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Prizren, 06 shkurt 2019 – Në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit - Reparti i Kirurgjisë, nga ana e mjekut kirurg Rr.Y., Prokuroria Themelore në Prizren, me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit t&...

Lexo më shumë
Është mbajtur sot konferenca e prokurorëve të Shtetit
Është mbajtur sot konferenca e prokurorëve të Shtetit

Prishtinë, 2 shkurt 2019 - Është mbajtur sot “Konferenca vjetore e prokurorëve” për vitin 2018, e cila është organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në pjesëmarrje të Konferencës si dhe ka falënderuar ...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj të pandehurit për veprën penale ngacmimi
Aktakuzë ndaj të pandehurit për veprën penale ngacmimi

Pejë, 1 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, N.B., për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B. nga muaji gusht i vitit 2018 e në vazhdimësi ngacmon të dëmtuarën S.M., në atë mënyrë që pasi e njëjta kishte filluar ...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Ferizaj, 01 Shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 14 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejtë 14 persona ku dhjetë nga to janë viktima femra kurse katër meshkuj. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjashtë aktakuza për rastet e dhunës në familje gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, “Kanosja” nga neni 185 dhe “...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj të pandehurve që tentuan të kontrabandonin dy persona në Zvicër
Aktakuzë ndaj të pandehurve që tentuan të kontrabandonin dy persona në Zvicër

Gjilan, 01 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe A.B., për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’, nga neni 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, më 21 dhjetor 2018, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të pandehurit E.S. dhe A.B., në bashkë...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitjen të dyfishtë në Isniq të Deçanit
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitjen të dyfishtë në Isniq të Deçanit

Pejë,1 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., për veprën penale “Grabitje”, nga neni 329, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, me datën 30 nëntor të vitit 2017 dhe datën 15 prill të vitit 2018, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S....

Lexo më shumë
Prokuroria e Gjakovës, gjatë një muaji ka ngritur 7 aktakuza për rastet e dhunës në familje
Prokuroria e Gjakovës, gjatë një muaji ka ngritur 7 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Gjakovë, 01 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 10 (dhjetë) raste, të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së. Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i tre (3), të pandehurve dhe ndaj dy (2) personave është caktuar arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore. Gjithashtu, ...

Lexo më shumë