Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë ndaj të pandehurit për veprën penale ngacmimi

Pejë, 1 shkurt 2019 - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, N.B., për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B. nga muaji gusht i vitit 2018 e në vazhdimësi ngacmon të dëmtuarën S.M., në atë mënyrë që pasi e njëjta kishte filluar punën praktike në Spitalin Regjional të Pejës, edhe përkundër refuzimit të saj, i pandehuri në vazhdimësi i shkruan në telefon mesazhe me përmbajtje ngacmimi, dhe me datën 3 shtator të vitit 2018, i pandehuri i shkruan edhe një letër me përmbajtje ngacmuese të cilën ja kishte dhënë dëshmitares A.K, për t’ia dërguar të dëmtuarës S.M., dhe pasi që kjo e fundit e kishte lexuar të njëjtën e kishte grisur, ndërsa me vonë e kishte raportuar rastin në polici.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.