Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

SHBA-të dhurojnë donacion për Prokurorinë Themelore të Gjilanit
SHBA-të dhurojnë donacion për Prokurorinë Themelore të Gjilanit

Gjilan, 20 mars 2018 – Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit është bërë pranim-dorëzimi i pajisjeve: video konferenca, arkiv, dublikues DVD dhe pajisje përkthimi, të dhuruara për këtë prokurori nga Departamenti i Byrosë Shtetërore për Çështjet e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë nga drejtoresha e Zyrës ...

Lexo më shumë
Diskutohet korniza afatmesme e shpenzimeve për sistemit prokurorial
Diskutohet korniza afatmesme e shpenzimeve për sistemit prokurorial

Prishtinë, 13 mars 2018 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës. Gjatë këtij takimi u bisedua për kornizën afatmesme 2019-2021 të shpenzimeve, ku janë paraqitur dhe diskutuar tri objektiva me tri aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore. Po ashtu, anëtaret e komisionit kanë diskutuar edhe për buxhetin e sistemit prokurorial të Kosovës për ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Isufaj ka takuar Kryeprokurorin holandez për Çështje Ndërkombëtare
Kryesuesi Isufaj ka takuar Kryeprokurorin holandez për Çështje Ndërkombëtare

Prishtinë, 07 mars 2018 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim kryeprokurorin e Holandës për Çështje Ndërkombëtare, Albert Van Der Kerk. Në fillim të takimit kryesuesi Isufaj ka njoftuar kryeprokurorin Van Der Kerk me strukturën dhe kompetencat e Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe tërë sistemit prokurorial të Kosovës. Po ashtu, kryesuesi Isufaj ka njoftuar mysafirin edhe me punët dhe objektivat e sistemit ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Isufaj ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell
Kryesuesi Isufaj ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell

Prishtinë, 07 mars 2018 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj ka njoftuar ambasadorin O’Connell me punët që janë duke u realizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe sistemi prokurorial në përgjithësi, ndërsa ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt 2018 - Është mbajtur takimi i njëqindedyzetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj. Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, kanë shqyrtuar dhe aprovuar raportin e kryesuesve të komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial, të cilët kanë prezantuar aktivitetet e tyre për vitin 2017. Po sot, anëtarët e KPK-së ...

Lexo më shumë
Diskutohet raporti vjetor financiar për vitin 2017
Diskutohet raporti vjetor financiar për vitin 2017

Prishtinë, 21 shkurt 2018 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, ku ka diskutuar për realizimin e buxhetit të vitit 2017 sipas programeve dhe kategorive ekonomike. Në këtë takim, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komisionit, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit ...

Lexo më shumë
Është zgjedhur ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Prokurorit Disiplinorë
Është zgjedhur ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Prokurorit Disiplinorë

Prishtinë, 01 shkurt 2018 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i  Kosovës (KGJK) kanë mbajtur takim të përbashkët për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Prokurorit Disiplinor Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, Zyra e Prukurorit Disiplinor (ZPD) i shërben si Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ashtu edhe K&...

Lexo më shumë
Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 29 janar 2018 - Është mbajtur takimi i njëqindedyzetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj. Në fillim të këtij takimi, duke respektuar procedurat ligjore, betimin e dha anëtarja e re e KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, prokurorja Bedrije Alshiqi, e cila ka zëvendësuar në këtë pozitë kolegun e saj nga e njëjta ...

Lexo më shumë