Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Krerët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor kanë pritur në takim një delegacion të BE-së për liberalizim të vizave
Krerët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor kanë pritur në takim një delegacion të BE-së për liberalizim të vizave

Prishtinë, 04 maj 2018 – Krerët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryeprokurorë dhe kryetarë të prokurorive dhe të gjykatave, janë takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Migrim ...

Lexo më shumë
Ambasadori norvegjez mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë
Ambasadori norvegjez mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 11 prill 2018 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK)), Nehat Idrizi në një takim të përbashkët kanë pritur ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad. Kryesuesi Isufaj dhe Idrizi e falënderuan  ambasadorit norvegjez për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur të dy këshillat me Ambasaden e Norvegjisë dhe për ...

Lexo më shumë
Mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare, keqkuptim nga institucionet
Mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare, keqkuptim nga institucionet

Prishtinë, 6 prill 2018 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë. Pas takimit të mbajtur sot, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Isufaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane për KPK-në
Kryesuesi Isufaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës amerikane për KPK-në

Prishtinë, 30 mars 2018 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ka pritur në takim Tracy Whittington, Drejtoreshë e Programit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit në Ambasaden amerikane në Kosovë. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës me Ambasadën amerikane dhe për menaxhimin e donacioneve të Shteteve ...

Lexo më shumë
Hartimi i Kodit të Etikës për Prokurorë do të mbështetet nga ekspert holandez
Hartimi i Kodit të Etikës për Prokurorë do të mbështetet nga ekspert holandez

Prishtinë, 29 mars 2018 - Drejtori i Sekretariatit të Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, e cila ishte e shoqëruar nga një grup prokurorësh dhe ekspertesh të këtij vendi. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit organizatave jo qeveritare  Lëvizja “Fol” dhe KDI, si zbatues të ...

Lexo më shumë
Realizohet iniciativa e KPK-së për dhurim vullnetar të gjakut
Realizohet iniciativa e KPK-së për dhurim vullnetar të gjakut

Prishtinë, 28 mars 2018 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuan aksionin vullnetar për dhurim të gjakut. Iniciativës për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 17 punëtor të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në anën tjetër, p&...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 27 mars 2018 - Është mbajtur takimi i njëqindedyzetenëntë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj. Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së kanë themeluar dy grupe punuese, Grupin Punues për hartim të Kodit të Etikës për Prokurorë dhe Grupin Punues për hartim të Planit Strategjik 2019-2023. Po në këtë takim, ...

Lexo më shumë
Krerët e sistemit të drejtësisë kanë mbajtur takim të përbashkët
Krerët e sistemit të drejtësisë kanë mbajtur takim të përbashkët

Prishtinë, 22 mars 2018 - Krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi,  Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci, Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri,  Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Korrupsionit, z. Reshat Millaku, Koordinatori i KGJK për lënd&...

Lexo më shumë