Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Mbahet në Mitrovicë tryeza në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit
Mbahet në Mitrovicë tryeza në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit

Mitrovicë, 27 tetor 2022 – Në kuadër të shënimit të javës për të drejtat e viktimave të krimit, organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur sot në Mitrovicë tryeza me partnerë ndërinstitucionalë, me moton “Moment reflektimi i zingjirit institucional“.    Kjo tryezë është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, dhe pjesëmarrës në të kan&...

Lexo më shumë
AKTAKUZË PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË DHE MBAJTJE NË PRONËSI TË ARMËVE
AKTAKUZË PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË DHE MBAJTJE NË PRONËSI TË ARMËVE

Prishtinë, 27 tetor 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.   Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të ...

Lexo më shumë
Kërkohet përgjegjësi dhe efikasitet për mbrojtën e viktimave të krimit
Kërkohet përgjegjësi dhe efikasitet për mbrojtën e viktimave të krimit

Pejë, 26 tetor 2022- Me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur tryeza regjionale e institucioneve përkatëse nga rajoni i Pejë, në kuadër të javës për mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të krimit. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërorë dhe ndërkombëtare, ku është ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit
Mbahet takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit

Gjakovë, 26 tetor 2022 –Nën organizimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, sot, në Gjakovë është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”.  Në këtë takim të udhëhequr nga U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë EnisGashi, të pranishëm ishin edhe ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj personave të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
Kërkohet paraburgim ndaj personave të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Prishtinë, 26 tetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve M.T. dhe I.L., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurën I.L., po ashtu, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga nenin 390 paragrafi 2 ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional” në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit
Mbahet takimi me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional” në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit

Ferizaj, 25 Tetor 2022- Nën organizimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, sot, në Ferizaj është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”. Në këtë takim të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Shukri Jashari, të pranishëm ishin edhe prokurorë nga kjo prokurori, gjyqtar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,p&...

Lexo më shumë
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Prishtinë, 25 tetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimit dhe aplikimit të masave të fshehta, në koordinim me Policinë e Kosovës-Departamentin për Hetimin e Krimeve Ekonomike, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar personat me inicialet I.L., dhe M.T., (avokat), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa I.L., dyshohet se ka kryer po ashtu, veprën penale “...

Lexo më shumë
Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2022
Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2022

Me datë 25.10.2022, në Gjilan, nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, e në mbështetje të Ambasadës Amerikane, është mbajtur takimi regjional “Java për të drejtat e viktimave të Krimit 2022” me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”. Takimi është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu dhe pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Kryesuesi i Kë...

Lexo më shumë