Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2022

Me datë 25.10.2022, në Gjilan, nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, e në mbështetje të Ambasadës Amerikane, është mbajtur takimi regjional “Java për të drejtat e viktimave të Krimit 2022” me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”. Takimi është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu dhe pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Jetish Maloku, përfaqësuesit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Menaxheri Regjional të Zyrës Për Mbrojtjen e Viktimave, Përfaqësuesit e Gjykatës Themelore në Gjilan, Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, Përfaqësuesit e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Përfaqësuesit e Strehimores dhe Përfaqësuesit e Organizatave Jo qeveritare.

Në tryezë është diskutuar për zinxhirin institucional dhe kontributin e tyre në ofrimin  e mbrojtjes së viktimave të krimit. Ky takim ka shërbyer në forcimin e raporteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional i të gjithë akterëve, me qëllim të përbashkët, mbrojtja e viktimave të krimit rehabilitimi i tyre, kompensimi i dëmit, ruajtja nga riviktimizimi dhe ndjekja penale e kryesve te veprave penale.