Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi
Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi

Prishtinë, 4 mars 2021 – E nderuara familje Krasniqi,  Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi. Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.  Ju ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person në rastin “Subvencioni 2021”
Ndalohet një person në rastin “Subvencioni 2021”

Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së. Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit,  dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale dhe moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale

Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 01 mars 2021 – Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar p&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Prishtinë, 1 mars 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim pune me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.  Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e BE-së me të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit, si dhe për angazhimin institucional në funksion të fuqizimit të llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial.   Temë qendrore e diskutimit të përbashkët në këtë takim ishte ...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është ...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 25 Shkurt 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik lidhur me rastin “THESARI”.  Deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët gjenden në paraburgim për veprat penale “ Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 414 paragrafi 2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-ës dhe “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprë...

Lexo më shumë
Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D
Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D

Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ...

Lexo më shumë