Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 01 mars 2021 – Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.

Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.