Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Prokuroria Speciale ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave
Prokuroria Speciale ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave

Prishtinë, 15 shtator 2021 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë dy (2) kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një (1) personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve ...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Nomada” dhe “Crystal Eagle”
Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Nomada” dhe “Crystal Eagle”

Prishtinë, 15 shtator 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të ...

Lexo më shumë
Është duke u punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes së qytetarit B.B
Është duke u punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes së qytetarit B.B

Pejë, 15 shtator 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, lidhur me vdekjen e dyshimtë të qytetarit B.B., menjëherë është lëshuar urdhri për autopsi nga ana e Prokurorit kujdestar. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ashtu jemi duke ndërmarrë veprime hetimore me seriozitetin më të madh, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe shkaktarëve të ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për vrasje të rëndë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për vrasje të rëndë

Gjilan, 13 Shtator 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.O., G.B. dhe I.V., për shkak të dyshimit se me armë zjarri kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e sipërshënuar, më 12 Shtator 2021, rreth orës 19:45 minuta, ...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër 15 personave për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
Aktakuzë kundër 15 personave për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 13 shtator 2021 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve.  Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak ...

Lexo më shumë
KOMUNIKATË PËR MEDIA
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për marrje e ryshfetit dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe ndaj dy personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge  Prishtinë, 11 shtator 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masë...

Lexo më shumë
Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me Covid-19
Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me Covid-19

Prishtinë, 4 shtator 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi  i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit ...

Lexo më shumë
Ndalohet personi i cili sulmoi tri vajzat në Prishtinë
Ndalohet personi i cili sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Prishtinë, 3 shtator 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikë...

Lexo më shumë