Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 03 mars 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 03 mars 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet B.S., dhe L.R., në cilësi të personave zyrtarë – si gjeodetë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për vrasje të rëndë
Aktakuzë për vrasje të rëndë

2 mars 2020 Prizren, 02 mars 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 06.08.2019 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republik&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Lebet diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Lebet diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 28 shkurt 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet. Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Lebet me të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe për planet dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020 në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit ka ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve
Aktakuzë për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

28 shkurt 2020 Prizren, 28 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me datë 01.10.2018 rreth ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

28 shkurt 2020 Gjilan, 28 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve S.I. (1982), A.A. (1996) dhe S.L. (2001), pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘’Dhunimi’’. Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit S.I., A.A. dhe S.L., më 23 shkurt 2020, rreth orës 18h, në bashkëkryerje kanë dhunuar ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Syla pret në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë
Kryeprokurori Syla pret në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë

Mitrovicë, 25 shkurt 2020 - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës z.Shyqyri Syla, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë z.Lars-Gunnar Wigemark me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit të të gjitha komuniteteve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, rezultate e arritura dhe punët që po bëhen në këtë prokurori. Kryeprokurori Syla ka njoftuar mysafirët me ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për fajde e detyrim në tentativë
Aktakuzë për fajde e detyrim në tentativë

24 shkurt 2020 Prizren, 24 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet I.M., dhe M.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, si dhe për veprën penale “Detyrim në tentativë” nga neni 328 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas ...

Lexo më shumë