Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Gjakovës
Zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Gjakovës

Prizren-Gjakovë, 21 tetor 2020 – Në zbatim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka filluar procesi i zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë të KPK-së nga radhët e shtatë (7) prokurorive themelore, proces ky, i cili do të zgjasë tre ditë. Në ditën e parë të procesit zgjedhor, proces ky, i cili me vendim të KPK-së organizohet nga Komisioni Zgjedhor dhe udhëhiqet nga z.Agron Beka, anëtar i KPK-s&...

Lexo më shumë
Kryesuesi i KPK-së takon Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar
Kryesuesi i KPK-së takon Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë, 21 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka takuar Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney.   Rrjedhimisht, në kuadër të mbajtjes së takimeve të rregullta, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mbarëvajtjes së proceseve të punës, legjislacionit, reformave dhe zhvillimit të bashkëpunimit të rregullt mes K&...

Lexo më shumë
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin për monitorimin e drejtësisë
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin për monitorimin e drejtësisë

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) prezantoi Raportin e tij të parë publik të monitorimit sistematik dhe tematik të drejtësisë, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit  mars 2020 dhe përfshin gjetjet nga 107 raste dhe 312 seanca të monitoruara, si dhe rekomandimet specifike për autoritetet e Kosovës për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë. Duke iu drejtuar ...

Lexo më shumë
Diskutohet zbatimi i aktiviteteve të Projektit të IPA-s në sistemin prokurorial
Diskutohet zbatimi i aktiviteteve të Projektit të IPA-s në sistemin prokurorial

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim ekspertët e Projektit të IPA-së, Dragomir Jordanov, Cristian Nicoara dhe Volkman Theobald.  Qëllimi i takimit ishte diskutimi i nevojave për ngritjen e kapaciteteve dhe koordinimin e projektit të IPA-së për mbështetje të sektorit të drejtësisë (EUKOJUST), i cili është në fazën e përgatitjes finale për t&...

Lexo më shumë
Kryesuesi Hyseni priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të AKK-së, Ahmeti
Kryesuesi Hyseni priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të AKK-së, Ahmeti

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët. Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e mirëmbajtjes, sigurimit dhe ruajtjes së të dhënave, të cilat i posedon dhe menaxhon ...

Lexo më shumë
Kryesuesi Hyseni dhe Ministri Selimi diskutuan për procesin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit
Kryesuesi Hyseni dhe Ministri Selimi diskutuan për procesin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit

Prishtinë, 14 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka takuar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi. Në këtë takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Amerikan në Kosovë, znj. Lana Morton Owens. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për rekomandimet e dala nga procesi i rishikimit funksional të sundimit të ligjit, me ç’rast u diskutua ...

Lexo më shumë
Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësuesin e projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”
Kryesuesi i KPK-së priti në takim përfaqësuesin e projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”

Prishtinë, 12 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim Drejtuesin e Komponentës pёr Zhvillim Institucional në kuadër të projektit britanik “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”, David Wells. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për mbështetjen e administratës të sistemit prokurorial, pas vendimit të Gjykatë...

Lexo më shumë
KPK ka marrë dhe pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane
KPK ka marrë dhe pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane

Prishtinë, 10 tetor 2020 – Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së. Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takimi ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë. Me këtë rast, Këshilli ka marrë dhe pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës ...

Lexo më shumë