Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Telegram ngushëllimi drejtuar familjes Krasniqi, me rastin e vdekjes së z. Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Telegram ngushëllimi drejtuar familjes Krasniqi, me rastin e vdekjes së z. Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

E nderuara familje Krasniqi, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z. Enver Krasniqi. Largimi i z. Enver Krasniqit nga kjo botë papritmas nuk është humbje vetëm për familjen Tuaj, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të ...

Lexo më shumë
Vlerësohet mbështetja holandeze për sistemin prokurorial
Vlerësohet mbështetja holandeze për sistemin prokurorial

Prishtinë, 3 mars 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, kanë bërë hapjen e sesionit të dytë të trajnimit me temën: “Menaxhimi aktiv”, i cili po zhvillohet në kuadër të projektit holandez “Mbështetje për një sistem prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm në Kosovë”. Me ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Çështje Normative
Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 3 mars 2021 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga kryesuesi Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e parë konstituiv, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët Bahri Hyseni dhe Ilir Morina dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi. Rrjedhimisht, ky organ normativ i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka shqyrtuar një sërë prioritetesh, përfshirë realizimin e ...

Lexo më shumë
Suspendohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi
Suspendohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi

Prishtinë, 2 mars 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pag&...

Lexo më shumë
Kryesuesi Maloku është takuar me Shefin e EULEX-it, Wigemark
Kryesuesi Maloku është takuar me Shefin e EULEX-it, Wigemark

Prishtinë, 1 mars 2021 – Kryesuesi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, ka njoftuar Shefin e EULEX-it, Wigemark, për punët dhe aktivitetet, që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me q&...

Lexo më shumë
Miratohet Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial për vitet 2021-2023
Miratohet Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial për vitet 2021-2023

Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 196-të me radhë, përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë dokumentesh nga fushat e përgjegjësive të tij. Pas aprovimit të procesverbaleve të dy takimeve të mëhershme, shqyrtimi i Raportit për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik pë...

Lexo më shumë
Kryesuesi Maloku priti në takim Avokatin e Popullit
Kryesuesi Maloku priti në takim Avokatin e Popullit

Prishtinë 24 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga Zëvendëskryesuesi Veton Shabani, ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë të Këshillit Prokurorial të Kosovës ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Veton Shabani, ka mbajtur takimin konstituiv, në të cilin morën pjesë anëtarët Sevdije Morina dhe Jovo Radovic dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa. Me këtë rast janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe rolin e r&...

Lexo më shumë