Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës s&...

Lexo më shumë
Lirohet në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva
Lirohet në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.  

Lexo më shumë
Ndalohet personi i cili ishte i kërkuar për kryerjen e disa veprave penale
Ndalohet personi i cili ishte i kërkuar për kryerjen e disa veprave penale

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H.,  i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtë...

Lexo më shumë
Ndalohen dy persona për dhunim
Ndalohen dy persona për dhunim

Gjilan, 16 Prill 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dë...

Lexo më shumë
Ndalohet një person për mosdhënie të ndihmës mjekësore
Ndalohet një person për mosdhënie të ndihmës mjekësore

Prishtinë, 15 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tetë personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Marrje Ryshfeti” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Kërkohet paraburgim ndaj tetë personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, “Marrje Ryshfeti” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Ferizaj, 16 Prill 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj tetë (8) personave të pandehur me inicialet N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q. - nga komuna e Ferizajt, të cilët gjenden në ndalim nga data 15 Prill 2021, për shkak të dyshimit të bazuar  të ...

Lexo më shumë
Ndalohen 12 persona për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Marrja dhe dhënia e ryshfetit”
Ndalohen 12 persona për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Marrja dhe dhënia e ryshfetit”

Ferizaj, 15 Prill 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414  si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari ...

Lexo më shumë
REAGIM NGA ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT
REAGIM NGA ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Prishtinë, 15 prill 2021 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagon lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, “Vrasja e Agonis Tetajt/ Fejzullah Hasani beson se ajo ndodhi nga pakujdesia, hedh kritika mbi kryeprokurorin e gjyqësorin”, dhënë më datë 13.04.2021 në “DTV” dhe publikuar dje më datë 14.04.2021 në portalin “Indeksonline”.  Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, respekton mendimin e lirë, mirëpo ...

Lexo më shumë