Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it flasin për sundimin e ligjit

Prishtinë, 8 nëntor 2021 –  Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark. Procesi i ndryshimeve legjislative, reformat institucionale, përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës si dhe diskutimi i çështjeve tjera me interes të përbashkët ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shefit t&...

Lexo më shumë
NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Gjilan, 07 Nëntor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjilan, për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e raportuar për dhunimin e një të miture. Ky rast fillimisht më 04 Nëntor 2021 është raportuar në stacionin policor në Viti si person i humbur, ku edhe është njoftuar prokurori kujdestar dhe në bashkëpunimin me policinë kanë filluar veprimet hetimore. Në vazhdim të hetimeve lidhur me kët&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim për një person për posedim dhe shitje të narkotikëve
Kërkohet paraburgim për një person për posedim dhe shitje të narkotikëve

Prizren, 05 nëntor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Sh., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas k&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj pesë të pandehurve për falsifikim të parave
Kërkohet paraburgim ndaj pesë të pandehurve për falsifikim të parave

Prizren, 04 nëntor 2021 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni  296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas kërkesë...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj pesë personave zyrtar, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i rëndë trupor
Aktakuzë ndaj pesë personave zyrtar, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i rëndë trupor

Gjakovë, 03 nëntor  2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve B.H., E.K., A.L., E.K.,  dhe E.G., për shkak të veprave penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike në bashkëkryerje”, si dhe, “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”. Sipas aktakuzës, më 04 shkurt 2021, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E....

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje në tentativë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje në tentativë

Gjakovë, 02 nëntor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , B.S, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton se, më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në af&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për vrasjen te Proper Pizza në Mitrovicë
Aktakuzë për vrasjen te Proper Pizza në Mitrovicë

Mitrovicë, 01 nëntor 2021 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve L.S., B.H., V.I., dhe V.S., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK, “Vrasja e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK, “Mbajtja në pronë...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Zvicrës diskutojnë për vazhdimin e partneritetit në funksion të sundimit të ligjit
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Zvicrës diskutojnë për vazhdimin e partneritetit në funksion të sundimit të ligjit

Prishtinë, 1 nëntor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.   Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi njoftoi Ambasadorin Kolly për funksionimin, të arriturat dhe sfidat e sistemit prokurorial, për progresin në fushën e  sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për çështjet thelbësore me të cilat po ...

Lexo më shumë