Këshilli Prokurorial i Kosovës
Kryesuesi

Ardian Hajdaraj

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Biografia
Koncept Dokumenti
Të dhënat personale:
Emri dhe Mbiemri: Ardian Hajdaraj
Pozita: Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Email:
1.1.CV Ardian Hajdaraj Kryesues i KPK-se
Koncept Dokumenti 06 March 2024
Më shumë

Biografia

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Biografia e z.Ardian Hajdaraj

Lindur më 22.04.1976 në Pejë.

Arsimimi:
– Fakulteti Juridik Prishtinë, i diplomuar më 23.03.2002.
– Provimi i Jurisprudencës, më 8 maj 2004.
– Provimi Hyrës për Gjyqtarë dhe Prokurorë, shtator 2009.

Përvoja profesionale:
Praktika Juridike, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra e Avokatit Zenel Mekaj nga Peja, 2002-2003.
Bashkëpunëtor Profesional në ish-Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, nga data 15.09.2004 gjer më 22.10.2010.

I dekretuar Prokuror i Shtetit më 22.10.2010.

Prokuror në ish-Prokurorinë Komunale në Pejë, pastaj në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga data 22.10.2010 gjer më 01.10.2016.

Prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga tetori i vitit 2016.

Prokuror ekspert për zhvillimin e sistemit elektronik SMIL.

Ligjërues në Akademinë e Drejtësisë në modulin “Menaxhimi i rastit”.

Trajnimet profesionale:

  • Programi fillestar për arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, 15.09.2009 gjer më 03.12.2010.
  • Vizitë studimore në Nurnberg të Gjermanisë, 17-23.07.2011.
  • Programi Praktik (Intership) në Gjermani (3 javë), 06-24.07.2015.
  • Krimi i organizuar transnacional, pastrimi i parave dhe konfiskimi i pasurisë –Dubrovnik, Kroaci.
  • Kurs për gjyqtar dhe prokuror, ILEA, Budapest, Hungari.
  • Trajnim i specializuar i përbashkët për kryerjen e kontrolleve paralele financiare për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, Prishtinë.
  • Punëtori për hetime financiare, Prishtinë.
  • Trajnimi hyrës për krimin në internet, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi në internet, Prishtinë.
  • Bashkëpunimi ndërinstitucional lidhur me hetimin financiar, Prishtinë.
  • Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit, Prishtinë.
  • Ekspertiza dhe shfrytëzimi i saj nga prokurorët në procedurën penale, Prishtinë.
  • Trajnim në modulin “Veprat penale të narkotikëve”, Prishtinë.
  • Programi i specializuar –trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit, Prishtinë.
  • Trajnim në modulin “Etika profesionale”, Prishtinë.
  • Bizneset bashkëkohore ndërkombëtare, Prishtinë.
  • Programi praktik klinik i procedurës civile, Prishtinë.
  • Programi praktik klinik i administratës publike, Prishtinë.
  • Programi praktik klinik i procedurës penale, Prishtinë.
  • Edukimi i vazhdueshëm ligjor (ABA-CEELI), Prishtinë.

Pozita aktuale:
Prokuror i Shtetit në Departamentin për Krime të Rënda, Prokuroria Themelore në Pejë, nga tetori i vitit 2016.

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, 1 janar 2021.

Kryesues i Komisionit të KPK-së për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, 8 shkurt 2021.

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, 30 janar 2024.

Zëvendëskryesuesja
Ish-Kryesuesit
Ish-Zëvendëskryesuesit