Kompetencat e Komisionit për Çështje Nomative:
-Të shqyrtojë bazën juridike për aktet nënligjore dhe dokumentet e tjera normative, para miratimit të tyre në Këshill, përkatësisht a janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregulloret ekzistuese të Këshillit;
-Të analizojë dhe vlerësojë përshtatshmërinë e akteve nënligjore ekzistuese për funksionimin e Këshillit dhe prokurorive;
-Të shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve, udhëzimeve administrative dhe dokumenteve të tjera para se dërgohen në Këshill për miratim;
-Të shqyrtojë çështjet që lidhen me metodologjinë dhe me teknikën unike të hartimit të akteve nënligjore;
-Të mbikëqyrë zbatimin e akteve nënligjore;
-Të shqyrtojë çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga Këshilli, i barten këtij Komisioni;
-Të angazhojë ekspertë sipas nevojës, për çështje të caktuara në fushëveprimin e komisionit me miratimin e Këshillit;
-Të organizojë dëgjime publike për çështje të caktuara gjatë hartimit të akteve nënligjore;
-Komisioni kontakton me komisionet e tjera të Këshillit për t’i harmonizuar dhe unifikuar procedurat e punës dhe organizimit të tyre.
Kryesues i Komisionit për Çështje Normative është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori, Armend Zenelaj, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni dhe prokurori në Prokurorinë Speciale të Republikë së Kosovës, Ilir Morina.
Kliko këtu për të shikuar Planet e Punës :
https://prokuroria-rks.org/kpk/planet-e-punes/
Kliko këtu për të shikuar Vendimet:
https://prokuroria-rks.org/kpk/vendimet/Këshilli Prokurorial – Vendimet
Kliko këtu për të shikuar Raportet :
https://prokuroria-rks.org/kpk/raporte/
Kompetencat e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel:
-Mbështetë zhvillimin e politikave për planifikim dhe ekzekutim te buxhetit të KPK-së;
-Mbështetë Divizionin për Buxhet dhe Financa në procesin e planifikimit buxhetor dhe arsyetimin e kërkesave buxhetore adresuar në Kuvendin e Kosovës;
-Këshillon dhe mbështes Divizionin për Buxhet dhe Financa në zgjedhjen e instrumenteve dhe metodave për përcaktimin e standardeve për linjat ekonomike;
-Rishikon propozimin e buxhetit vjetor dhe paraqet vërejtjet dhe rekomandimet;
-Jep arsyetime dhe argumente në mbështetje të buxhetit vjetor për prezantim dhe mbrojtje përpara Kuvendit të Kosovës;
-Raporton në KPK mbi ekzekutimin e buxhetit në baza të rregullta, dhe/ose sipas nevojave të veçanta;
-Raporton në KPK mbi problemet e identifikuara gjatë ekzekutimit të buxhetit të cilat ndikojnë në funksionimin e prokurorive;
-Komunikon me Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa mbi çështjet buxhetore për KPK-në;
-Funksionon si lidhje ndërmjet KPK-së dhe aktorëve brenda dhe jashtë vendit, si Kuvendi i Kosovës, mediat dhe opinioni publik, mbi çështje të buxhetit;
-Harton raporte për nevoja të brendshme të KPK-së dhe dokumente të tjera informative për publikim të jashtëm;
-Përcjellë praktikat dhe standardet e planifikimit të buxhetit të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe të përgatisë bazën për implementimin e praktikave më të mira, ashtu siç aplikohen, për KPK-në;
-Mbështetë në vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve, zyrtarëve financiarë, dhe/ose stafit tjetër përkatës mbi çështje financiare dhe të propozojë programin e trajnimeve që i përmbush nevojat.
-Shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga KPK-ja i barten këtij Komisioni;
-Propozon ekspertë për çështje të caktuara në fushëveprimin e Komisionit me miratimin e KPK-së.
Kryesuese e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel është anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurorja Ariana Shajkovci, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Iliriana Çollaku-Tafa dhe prokurorja në Prokurorinë e Apelit, Bedrie Syla-Alshiqi.
Kliko këtu për të shikuar Planet e Punës :
https://prokuroria-rks.org/kpk/planet-e-punes/
Kliko këtu për të shikuar Vendimet:
https://prokuroria-rks.org/kpk/vendimet/Këshilli Prokurorial – Vendimet
Kliko këtu për të shikuar Raportet :
https://prokuroria-rks.org/kpk/raporte/
Kompetencat e Komisionit për Administrimin e Prokurorive:
-Përgatitja dhe rekomandimi i politikave për administrim të prokurorive, përfshirë:
-Inspektimin e mbajtjes së regjistrave dhe evidencave në prokurori;
-Krijimin dhe bashkërendimin e programeve dhe projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e administrimit të prokurorive;
-Mbikëqyrin dhe raportojnë në KPK për zbatimin e akteve normative, politikave dhe strategjive lidhur me administrimin e prokurorive;
-Rekomandime rreth aktiviteteve dhe kërkesave të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve;
-Me kërkesë të Këshillit, adreson çështje tjera lidhur me administrim të prokurorive;
-Komisioni ka të drejtë që me qëllim të administrimit të prokurorive të themelojë grupe punuese;
-Në punën e tij Komisioni bashkërendon punën edhe me komisionet e tjera të Këshillit për çështje të ndërlidhura.
Kryesues i Komisionit për Administrimin e Prokurorive është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori Jetish Maloku, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori Jovo Radoviq.
Kliko këtu për të shikuar Planet e Punës :
https://prokuroria-rks.org/kpk/planet-e-punes/
Kliko këtu për të shikuar Vendimet:
https://prokuroria-rks.org/kpk/vendimet/Këshilli Prokurorial – Vendimet
Kliko këtu për të shikuar Raportet :
https://prokuroria-rks.org/kpk/raporte/
Kompetencat e Komisionit Komisioni për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve:
Komisioni nxjerr një raport përfundimtar me propozimin për vlerësim të prokurorit përkatës, raport ky, që dorëzohet në KPK, jo më shumë se një muaj pas vlerësimit.KPK-ja vendos për vlerësimin përfundimtar të prokurorëve.
Kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve është anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori Veton Shabani, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe prokurorja i Prokurorisë Themelore në Prizren, Nazan Shero.
Kliko këtu për të shikuar Planet e Punës :
https://prokuroria-rks.org/kpk/planet-e-punes/
Kliko këtu për të shikuar Vendimet:
https://prokuroria-rks.org/kpk/vendimet/Këshilli Prokurorial – Vendimet
Kliko këtu për të shikuar Raportet :
https://prokuroria-rks.org/kpk/raporte/