Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Biografia e z.Ardian Hajdaraj
Lindur më 22.04.1976 në Pejë.
Arsimimi:
– Fakulteti Juridik Prishtinë, i diplomuar më 23.03.2002.
– Provimi i Jurisprudencës, më 8 maj 2004.
– Provimi Hyrës për Gjyqtarë dhe Prokurorë, shtator 2009.
Përvoja profesionale:
Praktika Juridike, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra e Avokatit Zenel Mekaj nga Peja, 2002-2003.
Bashkëpunëtor Profesional në ish-Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, nga data 15.09.2004 gjer më 22.10.2010.
I dekretuar Prokuror i Shtetit më 22.10.2010.
Prokuror në ish-Prokurorinë Komunale në Pejë, pastaj në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga data 22.10.2010 gjer më 01.10.2016.
Prokuror në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga tetori i vitit 2016.
Prokuror ekspert për zhvillimin e sistemit elektronik SMIL.
Ligjërues në Akademinë e Drejtësisë në modulin “Menaxhimi i rastit”.
Trajnimet profesionale:
- Programi fillestar për arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, 15.09.2009 gjer më 03.12.2010.
- Vizitë studimore në Nurnberg të Gjermanisë, 17-23.07.2011.
- Programi Praktik (Intership) në Gjermani (3 javë), 06-24.07.2015.
- Krimi i organizuar transnacional, pastrimi i parave dhe konfiskimi i pasurisë –Dubrovnik, Kroaci.
- Kurs për gjyqtar dhe prokuror, ILEA, Budapest, Hungari.
- Trajnim i specializuar i përbashkët për kryerjen e kontrolleve paralele financiare për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, Prishtinë.
- Punëtori për hetime financiare, Prishtinë.
- Trajnimi hyrës për krimin në internet, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi në internet, Prishtinë.
- Bashkëpunimi ndërinstitucional lidhur me hetimin financiar, Prishtinë.
- Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit, Prishtinë.
- Ekspertiza dhe shfrytëzimi i saj nga prokurorët në procedurën penale, Prishtinë.
- Trajnim në modulin “Veprat penale të narkotikëve”, Prishtinë.
- Programi i specializuar –trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit, Prishtinë.
- Trajnim në modulin “Etika profesionale”, Prishtinë.
- Bizneset bashkëkohore ndërkombëtare, Prishtinë.
- Programi praktik klinik i procedurës civile, Prishtinë.
- Programi praktik klinik i administratës publike, Prishtinë.
- Programi praktik klinik i procedurës penale, Prishtinë.
- Edukimi i vazhdueshëm ligjor (ABA-CEELI), Prishtinë.
Pozita aktuale:
Prokuror i Shtetit në Departamentin për Krime të Rënda, Prokuroria Themelore në Pejë, nga tetori i vitit 2016.
Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, 1 janar 2021.
Kryesues i Komisionit të KPK-së për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, 8 shkurt 2021.
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, 30 janar 2024.