Këshilli Prokurorial i Kosovës
Njësiti për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës përfshirë dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të barazisë gjinore. Ky mandat është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (2008).

NJËSITI PËR SHQYRTIMIN E PERFORMANCËS SË PROKURORISË
NJSHPP-ja zhvillon hulumtime dhe analiza për punën dhe efikasitetin e prokurorive dhe prokurorëve, përgatitë rekomandime për rritjen e performances, mbështetë procesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve dhe prokurorive, propozon politika të trajnimeve dhe udhëzime për nevojat e prokurorëve për trajnime dhe stafit të prokurorive për trajnimet që organizohen në mbështetje të NJSHPP-së dhe mbanë të dhëna lidhur me zhvillimin profesional të prokurorëve dhe stafit të prokurorive për trajnime. Njësiti ruan dhe përpunon të dhëna statistikore, duke krijuar bazën e të dhënave për punën e prokurorive dhe prokurorëve dhe harton raporte analitike për punën e prokurorive dhe prokurorëve, raporte të rregullta periodike dhe sipas kërkesës së Këshillit dhe Kryeprokurorit të Shtetit për punën e zyrave prokuroriale në nivel vendi.
Në kuadër të strukturës organizative të NJSHPP-së hyjnë Zyra e Drejtorit, Zyra për Verifikim Prokurorial, Zyra për Statistika, Zyra për Monitorim dhe Analitikë dhe Zyra për Trajnime dhe Zhvillim Profesional.

ZYRA E DREJTORIT TË NJSHPP-së


Drejtori i NJSHPP-së administron Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të Këshillit, si dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informata.

Drejtori i NJSHPP-së zbaton vendimet dhe politikat e Këshillit dhe Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe mbikëqyrë procesin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave statistikore të punës së prokurorive, përgatitjes së raporteve të rregullta periodike dhe procesit të trajnimeve në sisitemin prokurorial.


Arta Kelmendi
Drejtoreshë i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë
E-mail: arta.kelmendi@rks-psh.org
Tel.fix: + 383 (0) 38 200
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kati VI, nr. 603.

NJËSIA PËR VERIFIKIM PROKURORIAL


Njësia për Verifikim Prokurorial është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin, klasifikimin dhe raportimin e të dhënave, të mbledhura për kandidatët/prokurorët e Shtetit dhe ofrimin mbështetjes për Komisionin për Rekrutim dhe Komisionin për Rishqyrtim gjatë proceseve të rekrutimit të prokurorëve të shtetit, për Panelin Vlerësues dhe Komisionin për Rishqyrtim gjatë proceseve për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive dhe për
Komisionin për Transferim dhe Avancim gjatë proceseve të transferimit dhe avancimit të prokurorëve të shtetit, si dhe mbledhë dhe përpunon informatat nga aplikacionet e kandidatëve/prokurorëve të shtetit në procesin e rekrutimi, avancimit, transferimit, emërimit dhe përgatitë për komisionin përkatës dosjet e kandidatëve që plotësojnë kriteret për prokurorë dhe bënë pranimin dhe regjistrimin e aplikacioneve.


Ismije Maxhuni

U.D.Udhëheqëse e Njësisë për Verifikim Prokurorial
E-mail:  ismije.maxhuni@rks-psh.org
Tel.fix: + 383 (0) 38 200 66100
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

ZYRA PËR STATISTIKA

Zyra për Statistika harton politika dhe strategji dhe zbaton legjislacionin në fushën e marrjes dhe përpunimit të të dhënave statistikore, si dhe propozon avancimin e metodologjisë së punës për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore, kërkimeve statistikore dhe anketave dhe të dhënave dhe shënimeve statistikore për punën e prokurorive dhe prokurorëve. Harton raporte të rregullta periodike dhe mirëmban bazën e të dhënave për punën e prokurorëve dhe prokurorive për llojin e të dhënave, të cilat nuk gjenerohen nga SMIL-i, si dhe zhvillon kërkime
statistikore dhe anketa që ndërlidhen me punën e prokurorive, prokurorëve dhe besimin e publikut.

Ferzije Ramadani
U.D.Udhëheqëse e Zyrës për Statistika
E-mail: ferzije.ramadani@rks-psh.org
Tel.fix: + 383 (0) 38 200
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

ZYRA PËR MONITORIM DHE ANALITIKË


Zyra për Monitorim, Analitikë harton strategji dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e punës së sistemit prokurorial dhe monitoron regjistrimin e lëndëve në prokurori, mirëmbajtjen e dosjeve dhe arkivimin e lëndëve, si dhe aplikimin e regjistrit elektronik të lëndëve, pastaj analizon informacionet nga puna e prokurorive dhe prokurorëve dhe raporton në baza të rregullta periodike, duke ofruar edhe mbështetje për komisionet përkatëse në procesin e rekrutimit, avancimit, transferimit dhe vlerësimit të prokurorëve dhe për Komisionin për Administrimin e Prokurorive, Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorive dhe komisionet, si dhe në bashkëpunim me Zyrën për Statistika harton Raportin vjetor të punës së Prokurorit të Shtetit; raporte tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore për punën e prokurorive dhe raporte analitike për ngarkesën me lëndë të prokurorive dhe prokurorëve, llojin dhe natyrën e
lëndëve, mënyrën e zgjidhjes dhe efikasitetin në punë, si dhe harton raporte të veçanta për veprat karakteristike.


Fetije Zabelaj
U.D.Udhëheqëse e Zyrës për Monitorim, Analitikë
E-mail: fetije.zabelaj@rks-psh.org
Tel.fix: + 383 (0) 38 200
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

ZYRA PËR TRAJNIME DHE ZHVILLIM PROFESIONAL

Zyra për Trajnime dhe Zhvillim Profesional harton politika dhe strategji dhe siguron zbatimin elegjislac ionit në fushën e zhvillimit profesional në sistemin prokurorial dhe propozon avancimin  metodologjisë së punës, ndihmon Këshillin në përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve për trajnimet për prokurorë dhe stafin tjetër të prokurorive. Kjo zyrë mbikëqyrë zbatimin e programeve të trajnimit dhe mbanë evidenca për pjesëmarrjen në trajnime dhe harton raporte periodike.

Artan Grantolli
U.D.Udhëheqës i Zyrës për Trajnime dhe Zhvillim Profesional
E-mail: artan.grantolli@rks-psh.org
Tel.fix: + 383 (0) 38 200 66923
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë, Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.