4 korrik 2024
Shkëlqesia Juaj, Ambasador Hovenier,
Me lejoni që në emër të institucionit të Prokurorit të Shtetit t’iu përcjellë urimet më ngrohta për Ju, stafin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe tërë popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.
Deri sa shënoni 248 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë, ne në Kosovë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë dhe partneritetin tonë të qëndrueshme dhe të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Bashkë me Ju, sot festojnë të gjitha kombet dhe individët që besojnë në vlerat themelore të demokracisë të cilat e kanë përcaktuar Amerikën.
Republika e Kosovës dhe institucionet e sajë, veçanërisht ato të drejtësisë, vlerësojnë lartë përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti dhe populli amerikan e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për fuqizimin e institucioneve të forta dhe stabile të cilat kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe ecjen përpara të shtetit tonë drejt integrimeve perëndimore.
Ne jemi krenarë për lidhjet e forta midis popujve dhe institucioneve tona dhe, mirëpresim që partneriteti dhe bashkëpunimi ynë të jetë i përhershëm.
Sinqerisht,
Besim Kelmendi
U.D. Kryeprokuror i Shtetit