Prishtinë, 16 Tetor 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, po merr pjesë në tryezën e rrumbullakët lidhur me Procedurën e Konfiskimit që është duke u mbajtur në Durrës të Shqipërisë dhe e cila është organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Në fokus të kësaj tryeze është efikasiteti në lidhje me sekuestrimin dhe konfiskimin ku përfshihet edhe shitja e pasurisë së sekuestruar dhe asaj të konfiskuar.
Në tryezën për Procedurën e Konfiskimit po marrin pjesë prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues nga Policia e Kosovës si dhe nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.