Zyra për Rikthimin e Aseteve është themeluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe udhëhiqet nga një prokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo Zyrë ofron ndihmë dhe këshilla në gjurmimin e pasurisë, bashkëpunimin me institucione financiare, kontabilitet forenzikë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e synimeve të prokurorëve të rastit për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.
Zyra për Rikthimin e Aseteve shërben për dhënien e ndihmës, sipas kërkesës së prokurorëve të rastit, në lidhje me veprimet hetimore sa i përket gjurmimit dhe identifikimit të aseteve, përfshirë asetet në shtetet e huaja apo aseteve të shteteve të huaja që gjenden në Kosovë, me qëllim përfundimtar të rikuperimit të këtyre aseteve. Zyra iu ofron ndihmë prokurorëve të rastit në procesin e gjurmimit të aseteve përmes mbledhjes së të dhënave inteligjente dhe provave; ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve; bashkëpunimit ndërkombëtar; procedurave gjyqësore; ekzekutimit të urdhrave dhe kthimit të aseteve.